Lajme Zone

Ultimatumi ndaj Iranit, Trump: Sonte mund të shuhet një qytetërim i tërë! SHBA mohon një sulm bërthamor! Pasdaranët: Periudha e moderimit ka përfunduar

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se do t’i japë fund Iranit. Garda Revolucionare e Iranit kërcënon se do të sulmojë përtej Lindjes së mesme nëse SHBA-të kalon vijat e kuqe. Lideri suprem i Iranit sipas The Times është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ultimatumi ndaj Iranit, Trump: Sonte mund të shuhet një qytetërim i tërë! SHBA mohon një sulm bërthamor! Pasdaranët: Periudha e moderimit ka përfunduar

{ resize = resize.join(','); { if (newFontSize = 10) { + 'px'); } return false; }); });

} { e.preventDefault(); e.stopPropagation(); changeFontSize(1.2);

}); { e.preventDefault(); e.stopPropagation(); changeFontSize(0.8);

});

}); Në ditën e 39-të të sulmeve amerikano-izraelite në Iran, presidenti Donald Trump ka bërë një kërcënim drithërues për Teheranin. Teksa afati i ultimatumit të tij për hapjen e Ngushticës së Hormuzit po vjen drejt fundit, kreu i Shtëpisë së Bardhë paralajmëron se nëse Irani nuk pranon një marrëveshje, ‘sonte një qytetërim i tërë do të vdesë, për të mos u kthyer më kurrë’. "Nuk dua që kjo të ndodhë, por ndoshta do të ndodhë. Megjithatë, tani që kemi një ndryshim të plotë dhe total të regjimit, ku mbizotërojnë mendësi të ndryshme, më inteligjente dhe më pak të radikalizuara, ndoshta mund të ndodhë diçka revolucionarisht e mrekullueshme, KUSH E DI? Do ta zbulojmë sonte, në një nga momentet më të rëndësishme të historisë së gjatë dhe komplekse të botës. 47 vite zhvatje, korrupsion dhe vdekje më në fund do të marrin fund. Zoti e bekoftë popullin e madh iranian!”,- shkruan Trump. LEXO EDHE:Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave për të sulmuar infrastrukturën civile viewportOffset = viewport - imgHeight; // distance = distance + 140; { // distance2 = distance2 + 140; }); Shtëpia e Bardhë mohon se po shqyrton një sulm bërthamor në Iran. Sqarimi i Shtëpisë së Bardhë vjen pas fjalëve të thëna nga zëvendëspresidenti amerikan JD Vance në Hungari. Nga Hungari, lidhur me Iranin, Vance deklaroi “shpresoj që do të marrim përgjigjen e duhur, sepse ajo që duam vërtet është një botë ku furnizimi me naftë e naftës të qarkullojë lirshëm dhe kjo nuk mund të ndodhë nëse Irani vazhdon me akte të terrorizmit ekonomik. Duhet ta dini se kemi mjete që ende nuk kemi vendosur t’i përdorim dhe që presidenti mund të vendosë t’i përdorë, dhe do t’i përdorë nëse Irani nuk ndryshon sjellje.” Nga ana tjetër, Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar vendet fqinje se "periudha e moderimit ka mbaruar" dhe do të godasë infrastrukturën e SHBA-së dhe aleatëve të saj për të ndërprerë furnizimet e rajonit me naftë dhe gaz për vite me radhë. "Nëse ushtria terroriste amerikane kalon vijat e kuqe, përgjigjja jonë do të shtrihet përtej rajonit. Ne nuk kemi qenë dhe nuk do të jemi iniciatorët e sulmeve kundër objektivave civile, por nuk do të hezitojmë të hakmerremi kundër sulmeve frikacake ndaj infrastrukturës civile", paralajmërojnë Pasadaranët. Rusia dhe Kina kanë bllokuar me të drejtën e vetos draft-rezolutën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, të përgatitur nga Bahreini, mbi sigurinë në Ngushticën e Hormuzit. Teksti mori 11 vota pro, dy kundër dhe dy abstenime. Drafti kërkonte zhbllokimin e kësaj rruge të rëndësishme detare: një rezultat shumë larg qëllimit fillestar të vendeve të Gjirit që e promovuan, të cilat synonin të merrnin autorizimin për të çliruar Ngushticën me forcë. Drafti përfundimtar nuk përmendte më autorizimin për përdorimin e forcës, as për qëllime mbrojtëse. Ndërkohë Izraeli dhe SHBA-të kanë vijuar sulmet e tyre edhe këtë të martë. Sipas mediave iranianie sulmet ajrore goditën aeroportet kryesore dhe disa vende në të gjithë Iranin verior dhe perëndimor. Shpërthime u raportuan gjithashtu në Teheran në qytetin qendror të Qomit dhe në ishullin Kharg, sipas raportimeve të medias. Në mes të marsit, ushtria amerikane kishte kryer tashmë sulme ajrore në këtë ishull, nga ku kalon 90% e eksportit të naftës së Iranit. Media britanike 'The Times' thotë se gjendja shëndetësore e liderit suprem të Iranit Mojtaba Khamenei është e rënduar. Gazeta citon një memorandum diplomatik të bazuar në vlerësimet e inteligjencës izraelite dhe amerikane, sipas të cilit Khamenei është në gjendje pavetëdije dhe po merr trajtim mjekësor në qytetin e Qomit. Sipas memorandumit, ai është pa ndjenja dhe “në një gjendje që nuk i lejon të marrë pjesë në asnjë proces vendimmarrës të regjimit”. Lajm ne perditesim... Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 19:02 NYT: Gazetarja amerikane e kapur rob në Irak është liruar Gazetarja amerikane Shelly Kittleson u lirua pas një jave në robëri. Këtë e raporton New York Times duke cituar dy zyrtarë të sigurisë irakene dhe grupin Kaitab Hezbollah.Sipas Kaitab Hezbollah, Kittleson u lirua “si shenjë vlerësimi për qëndrimet patriotike” të kryeministrit irakian dhe duhet të largohet menjëherë nga Iraku. Ajo u lirua në këmbim të lirimit të disa të burgosurve të Kaitab Hezbollah, sipas dy zyrtarëve irakenë. K.M/Shqiptarja.com Share Ora 18:41 Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave për të sulmuar infrastrukturën civile Qeveria britanike nuk do të lejojë që Shtetet e Bashkuara të përdorin bazat e tyre ushtarake për të nisur sulme ndaj energjisë iraniane ose infrastrukturës civile.I pyetur sot nga Bloomberg në lidhje me kërcënimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të bombarduar urat dhe termocentralet nëse Irani nuk pranon të rihapë Ngushticën e Hormuzit, zëdhënësi i Kryeministrit Keir Starmer, Tom Wells, përsëriti qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar që nga ditët e para të luftës, sipas të cilit Shtetet e Bashkuara mund të përdorin bazat RAF Fairford, England, dhe Diego Garcia në Oqeanin Indian, për misione "mbrojtëse". R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 18:20 Islamabadi: Sulmi iranian ndaj infrastrukturës në Arabinë Saudite rrezikon përpjekjet e ndërmjetësimit nga Pakistani Sulmi ndaj infrastrukturës thelbësore në Arabinë Saudite sot minon përpjekjet e ndërmjetësimit të Pakistanit, edhe pse po përpiqet, në orët para skadimit të ultimatumit të Donald Trump, të ringjallë mundësinë e një zgjidhjeje diplomatike.Një burim sigurie në Islamabad, i cituar nga CNN, deklaroi se sulmi iranian ndaj infrastrukturës në Arabinë Saudite sot minon përpjekjet e ndërmjetësimit të Pakistanit për një zgjidhje diplomatike, në orët para skadimit të ultimatumit të Donald Trump.Vendi i tij është "shumë i shqetësuar për atë që do të ndodhë nëse sauditët përgjigjen", deklaronte më tej ky burim sigurie në Islamabad."I gjithë lidershipi civil dhe ushtarak në Pakistan po punon shumë për të bërë të mundur një përparim, por kanë lindur shqetësime pasi Arabia Saudite u godit, se kjo mund të rrezikojë të gjithë procesin", shpjegoi burimi, duke cituar konkretisht Shefin e Shtabit Asim Munir."Po bëhen përpjekje për të lehtësuar dialogun", shtoi burimi. Ministria e Jashtme pakistaneze dënoi sulmet me raketa dhe dronë gjatë natës "kundër objekteve energjetike në rajonin lindor të vendit". R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 18:04 ‘Trump do hedhë bombën atomike në Iran’- Shtëpia e Bardhë mohon pretendimet për mundësinë e një sulmi bërthamor Shtëpia e Bardhë mohon se po shqyrton mundësinë e një sulmi bërthamor ndaj Iranit.Mohimi i Shtëpisë së Bardhë vjen pas interpretimit të vërejtjeve të J.D. Vance në Hungari. Zëvendëspresidenti tha se ishte "i bindur se do të marrim një përgjigje, pozitive ose negative, deri në orën 8:00 të mbrëmjes së sotme", kur skadon ultimatumi."Shpresoj të marrim përgjigjen e duhur sepse ajo që duam vërtet është një botë ku nafta rrjedh lirshëm dhe kjo nuk mund të ndodhë nëse Irani kryen akte terrorizmi ekonomik. Duhet ta dini se kemi mjete që ende nuk kemi vendosur t'i përdorim dhe që presidenti mund dhe do të vendosë t'i përdorë nëse Irani nuk e ndryshon sjelljen e tij", shtoi Vance.Këto fjalë janë interpretuar si një mjet kërcënimi për përdorimin e armëve bërthamore. "Fjalë për fjalë asgjë nga ato që tha presidenti nuk nënkupton armë bërthamore”, tha Shtëpia e Bardhë nëpërmjet llogarisë së saj RapidResponse 47, duke komentuar videon e Selisë Qendrore. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 17:22 Donald Trump konfirmon ultimatumin për Iranin: Por nëse negociatat ecin përpara, mund të ndryshojë situata Presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar për Fox News se ultimatumi drejtuar Iranit për arritjen e një marrëveshjeje, i parashikuar për në orën 20:00 (ora 02:00 e natës sipas orës në Shqipëri), mbetet në fuqi. “Nëse do të arrijmë në atë pikë, do të ketë një sulm si nuk e kanë parë kurrë më parë – tha Trump, duke lënë megjithatë një hapësirë – nëse negociatat do të vazhdojnë dhe do të arrihet diçka konkrete, kjo mund të ndryshojë.” K.M/Shqiptarja.com Share Ora 17:09 Kërcënimet e Trump, mediat iraniane: Civilët u mblodhën para termocentraleve dhe urave në shenjë proteste Imazhe dhe video të publikuara nga media shtetërore iraniane tregojnë qytetarë që protestojnë para termocentraleve dhe urave brenda vendit.Në një video të publikuar nga agjencia e lajmeve Fars, civilë shihen duke valëvitur një flamur të madh iranian në urën Pol Sefid në Ahwaz, në jugperëndim të Iranit.Një imazh tjetër tregon disa qytetarë që qëndrojnë jashtë termocentralit Shahid Rajaee pranë Teheranit. Në një imazh të tretë, disa njerëz shihen duke u mbledhur pranë termocentralit Tabriz, në veri të vendit.Demonstratat po zhvillohen pasi zyrtari iranian Alireza Rahimi u bëri thirrje të rinjve të formojnë "zinxhirë njerëzorë" rreth infrastrukturës energjitike dhe rrugore që mund të jetë shënjestër e sulmeve të ardhshme amerikane dhe izraelite, siç kërcënohet nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 16:44 Forcat Mbrojtëse të Izraelit bombardojnë 10 pjesë kyçe të hekurudhave dhe urave në Iran Forcat Ajrore Izraelite kanë bombarduar rreth 10 seksione kyçe të hekurudhave dhe urave në Iran, si pjesë e përpjekjeve për të parandaluar Trupat e Gardës Revolucionare Islamike për lëvizjen e armëve, thanë zyrtarët e sigurisë për Times of Israel .Përpara sulmeve, IDF kishte paralajmëruar iranianët të qëndronin larg trenave deri në mbrëmjen e sotme.Izraeli paralajmëroi gjithashtu se do të synonte "infrastrukturën kombëtare" iraniane për të shkaktuar dëme ekonomike ndaj regjimit. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 16:30 Katari paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme i afrohet ‘pikës pa kthim’ Katari ka paralajmëruar se lufta në Lindjen e Mesme po i afrohet një pike pa kthim, pra përtej kontrollit, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump i caktoi një afat Iranit për të rihapur Ngushticën e Hormuzit."Që nga viti 2023, ne kemi paralajmëruar se një përshkallëzim i pakontrolluar do të na çojë në një situatë të pakontrollueshme dhe jemi shumë afër asaj pike. Për këtë arsye, ne i kemi nxitur të gjitha palët të gjejnë një zgjidhje për t'i dhënë fund kësaj lufte para se të jetë tepër vonë", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 16:22 NBC News: 50 objektiva ushtarake të goditura nga SHBA në ishullin Kharg të Iranit Forcat amerikane goditën afërsisht 50 objektiva ushtarake iraniane në ishullin Kharg gjatë natës, raportoi NBC News, duke cituar një zyrtar amerikan.Misioni përfshinte sulme ajrore përgjatë anës veriore të ishullit dhe nuk përfshinte praninë e trupave amerikane në terren.Forcat amerikane nuk vunë në shënjestër infrastrukturën e naftës së ishullit, por goditën bunkerë dhe depo ushtarake, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe objekte të tjera ushtarake. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 16:13 Trump i kërcënoi me shfarosje, Irani pezullon të gjitha kanalet e komunikimit me SHBA-të Irani ka mbyllur të gjitha kanalet e komunikimit diplomatik dhe indirekt me Shtetet e Bashkuara. Këtë e raportojnë mediat në Teheran. “Të gjitha shkëmbimet e mesazheve janë pezulluar”, raporton gazeta qeveritare.Më herët, Trump kërcënoi iranianët duke thënë se "një civilizim i tërë do të vdesë sonte" nëse nuk arrihet një marrëveshje për t'i dhënë fund konfliktit dhe që Ngushtica e Hormuzit të hapet. K.M/Shqiptarja.com Share Ora 16:05 Financial Times: Kostot e luftës me Iranin për SHBA-në vlerësohen në 22.3-31 miliardë dollarë Lufta e Donald Trump kundër Iranit po i kushton Shteteve të Bashkuara qindra miliona dollarë në ditë dhe rreth një e dhjeta e kësaj shifre llogaritet nga kostoja e pajisjeve ushtarake të shkatërruara në luftime, sipas analizave të fundit të cituara nga Financial Times.Humbjet e SHBA-së në aspektin e ushtarëve dhe materialeve të luftës janë të vogla krahasuar me luftërat ku të dy palët janë të barabarta, thonë ekspertët e mbrojtjes, por shkatërrimi i sistemeve të shtrenjta të radarëve amerikanë nga Irani e ka bërë Uashingtonin më të prekshëm në konfliktet e ardhshme në teatrot e tjera të operacioneve, siç është Kina.Që nga 28 shkurti, 13 amerikanë janë vrarë në sulme ndaj bazave amerikane. Mbi 300 ushtarë amerikanë janë plagosur, raporton gazeta në faqen e saj të internetit. Elaine McCusker, një bashkëpunëtore e lartë në Institutin Amerikan të Ndërmarrjeve (AEI) dhe një ish-zyrtare e lartë e buxhetit të Pentagonit, vlerëson koston e fushatës kundër Iranit midis 22.3 miliardë dhe 31 miliardë dollarë në pesë javët pas urdhrit të Trump për të sulmuar në fund të shkurtit.Llogaritjet e tij përfshijnë koston e vendosjes së aseteve shtesë amerikane në Lindjen e Mesme që nga fundi i dhjetorit, por nuk përfshijnë një vlerësim të plotë të dëmit, i cili nuk ka gjasa të jetë i qartë para përfundimit të armiqësive.Këto shifra variojnë midis 2.1 dhe 3.6 miliardë dollarëve për dëmet dhe zëvendësimin e pajisjeve. Skaji më i lartë i këtij diapazoni përfshin koston e riparimit të USS Gerald R. Ford, një aeroplanmbajtëse e tërhequr për mirëmbajtje pas një zjarri në lavanderi, dhe koston e riparimit të një sistemi paralajmërues të hershëm për raketa balistike të dëmtuar nga një dron në Katar. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 15:15 Sulm amerikano-izraelit në veriperëndim të Iranit, mbyllet autostrada kryesore në zonë Një autostradë e rëndësishme në Iranin veriperëndimor, që lidh Tabrizin me Teheranin, është mbyllur pas një sulmi izraelito-amerikan, njoftuan autoritetet lokale.Mediat e huaja raportojnë se sulmi u krye rreth 90 kilometra nga Tabrizi, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve IRNA, duke cituar departamentin e menaxhimit të krizave të provincës së Azerbajxhanit Lindor.Garda Revolucionare Islamike e Iranit raportoi në Telegram se sulmi kishte në shënjestër një urë. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 14:38 Pasdaranët kërcënojnë: SHBA-të dhe aleatët e tyre do të jenë pa naftë dhe gaz për vite me radhë Garda Revolucionare deklaron edhe një herë se nëse ushtria terroriste amerikane kalon vijat e kuqe, përgjigja e tyre do të shtrihet përtej rajonit.Ata thonë gjithashtu se do të godasin infrastrukturën e SHBA-së dhe aleatëve të saj për të ndërprerë furnizimet e rajonit me naftë dhe gaz për vite me radhë."Nëse ushtria terroriste amerikane kalon vijat e kuqe, përgjigjja jonë do të shtrihet përtej rajonit. Ne nuk kemi qenë dhe nuk do të jemi iniciatorët e sulmeve kundër objektivave civile, por nuk do të hezitojmë të hakmerremi kundër sulmeve frikacake ndaj infrastrukturës civile.Partnerët e Amerikës në rajon duhet ta dinë gjithashtu se deri më tani kemi ushtruar përmbajtje të madhe në emër të fqinjësisë së mirë dhe kemi pasur rezerva në zgjedhjen e objektivave për hakmarrje, por tani kjo gjë ka përfunduar", thuhet në deklaratë. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 14:29 ‘Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte’, Trump bën paralajmërimin e errët për Iranin Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka postuar në Truth Social, duke paralajmëruar se do t’i japë fund Iranit, një kërcënim për të cilin i ka lënë afat mbrëmjen e së martës.“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u rikthyer më kurrë. Nuk dua që kjo të ndodhë, por me shumë gjasa do të ndodhë. Megjithatë, tani që kemi një ndryshim të plotë dhe total të regjimit, ku mbizotërojnë mendje të ndryshme, më të mençura dhe më pak të radikalizuara, ndoshta mund të ndodhë diçka mrekullisht revolucionare, kush e di?Do ta zbulojmë sonte, një nga momentet më të rëndësishme në historinë e gjatë dhe komplekse të botës. 47 vite shantazh, korrupsion dhe vdekje, më në fund do të marrin fund. Zoti i bekoftë njerëzit e mëdhenj të Iranit!” P.J/Shqiptarja.com Share Ora 13:51 Sulm në urën hekurudhore në Iran, dy të vdekur dhe tre të plagosur (VIDEO) Dy persona u vranë në një sulm amerikano-izraelit në një urë hekurudhore në qytetin qendror iranian të Kashanit , tha një zyrtar rajonal për mediat shtetërore."Pak minuta më parë, sulmuesi amerikano-sionist sulmoi urën hekurudhore Yahya Abad në qytetin e Kashanit. Dy persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në këtë sulm ", tha Akbar Salehi, një zyrtar i lartë rajonal i sigurisë në provincën Isfahan. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 12:42 Teherani godet me raketa anijen izraelite në portin e Emirateve të Bashkuara Arabe Irani mori përgjegjësinë për goditjen e një anijeje izraelite në portin e Khor Fakkan në Emiratet e Bashkuara Arabe."Një anije kontejnerësh që i përkiste regjimit izraelit, e cila supozohej t'i dorëzonte regjimit pajisjet e nevojshme ushtarake nga toka duke përdorur portin e Khor Fakkan në Emiratet e Bashkuara Arabe pa kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit, u shënjestrua saktësisht nga ushtarët e Shtetit Islamik gjatë një operacioni dhe një sulmi me raketa", raportuan mediat iraniane në një deklaratë. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 09:37 Prodhohej acid nitrik për raketat balistike, Izraeli sulmon kompleksin e tretë petrokimik në Iran Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë goditur një kompleks të tretë petrokimik në Iran.Sipas tyre, goditja u bë në fabrikën e vendosur në Shiraz, në jugperëndim të Iranit.IDF njofton se bëhet fjalë për një objekt që prodhonte acid nitrik, i cili përdoret në prodhimin e raketave balistike.Ata shtojnë se kjo goditje e tretë vjen pas dy sulmeve të së hënës mbi komplekse të tjera petrokimike. Këto ishin në fabrikën petrokimike South Pars në Asaluyeh, në jug të Iranit, dhe në kompleksin petrokimik Marvdasht në provincën Fars. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 08:47 ‘Paralajmërim urgjent’, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit u kërkon iranianëve të mos udhëtojnë me tren Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) po paralajmërojnë njerëzit në Iran që sot të mos përdorin trenin.Në një postim të shpërndarë në llogarinë e saj ushtarake në rrjetet sociale, IDF u thotë njerëzve në Iran se “për shkak të sigurisë suaj” të “përmbahen nga përdorimi dhe udhëtimi me tren” në të gjithë vendin “deri në orën 21:00 sipas orës së Iranit”.Njoftimi shton se “prania në tren dhe pranë linjave hekurudhore rrezikon jetën tuaj”.Kjo vjen ndërsa Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, kërcënon të godasë objektiva të infrastrukturës civile në mbarë Iranin, nëse regjimi refuzon të lejojë kalim të lirë përmes Ngushticës së Hormuzit deri në mbrëmjen e së martës.Ushtria izraelite gjithashtu tha se gjatë natës ka kryer një valë sulmesh ajrore që synonin “infrastrukturën në Teheran” të lidhur me regjimin dhe ka vrarë persona që tha se ishin anëtarë të Hezbollahut.Gjithashtu tha se kishte shkatërruar raketa të lëshuara drejt Izraelit nga Irani. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 08:45 ‘Formoni zinxhirë njerëzorë rreth centraleve elektrike’, apeli i Teheranit për të rinjtë “Të rinjtë të formojnë ‘zinxhirë’ rreth centraleve elektrike të vendit”, është apeli i Alireza Rahimi, sekretar i Këshillit të Lartë për Rininë dhe Adoleshencën, pas kërcënimeve për sulme të mëtejshme nga Shtetet e Bashkuara.Apeli, gjatë një video-thirrjeje, iu drejtuar “të gjithë të rinjve, sportistëve, artistëve, studentëve dhe studentëve universitarë, si dhe profesorëve të tyre”, që të mblidhen të martën në orën 14:00 rreth centraleve elektrike, të cilat janë pasuria jonë kombëtare dhe kapitali ynë; pavarësisht çdo shijeje ose opinion politik, ato i përkasin së ardhmes së Iranit dhe të rinjve iranianë.” P.J/Shqiptarja.com Share Ora 08:38 The Times: Mojtaba Khamenei i pavetëdijshëm dhe në gjendje të rëndë, nuk merr dot pjesë në asnjë vendimmarrje Udhëheqësi Suprem iranian Mojtaba Khamenei ndodhet në gjendje të pavetëdijshme dhe po merr trajtim mjekësor në qytetin e Qomit, raporton The Times.Khamenei është pa ndjenja dhe “në gjendje të rëndë që nuk i lejon të marrë pjesë në asnjë proces vendimmarrës të regjimit”, thuhet në memorandumin e inteligjencës izraelite dhe amerikane.Agjencitë e inteligjencës izraelite dhe amerikane kishin qenë prej kohësh në dijeni të vendndodhjes së Khameneit, vijon raportimi. P.J/Shqiptarja.com Share P.J/K.M/Shqiptarja.com TAG: resorte ne zvernec resorte ne sazan Mojtaba Khamenei lufta në Iran lindje e mesme SHBA Izrael Komento KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com Komente Lesi: 07/04/2026 19:02 Sulmet po shenjesteojne jo thjesht infrastukturen civile por transportin me pjesen veriperendimore te Iranit, ku popullatat lokale jane perzjerje mes kurdeve, iraken e sirian. Pra nje keputje territoriale qe ekspozon Iranin ne lufte civile duke lene hapur Hormuzin per pushtim amerikano-izraelit. Përgjigju Piro: 07/04/2026 11:56 Kërkesa për të formuar zinxhir njerëzor rreth centraleve elektrik tregon se Irani nuk i mbron dot ato. Ç'kuptim ka vazhdimi luftës? Përgjigju gimi: 07/04/2026 08:31 PO KESHTU THA USA PER VIETNAMIN DO E SHKATARROJME..POR IKEN ME BISHT NDER SHALE...LATEE NE VIETNAM 50.000 TE VRARE.... Përgjigju { { str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += '{'; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += 'if(emri.length >= 3 && komenti.length >=2){'; str += 'add_comment(emri, komenti, komenti_id, post_id, email, type_id);'; str += ''; str += '}else{'; str += '.find(".reply_emri").css("border","1px solid #f00");'; str += '.find(".reply_komenti").css("border","1px solid #f00");'; str += '}'; str += '});'; str += ''; .after(str);

}); { if (emri.length >= 3 && komenti.length >= 2) { add_comment(emri, komenti, komenti_id, post_id, email, type_id); } else { .find('.emri').css('border', '1px solid #f00'); .find('.komenti').css('border', '1px solid #f00'); }

}); { if (emri.length >= 3 && komenti.length >= 2) { add_comment(emri, komenti, komenti_id, post_id, email, type_id); } else { .find('.emri').css('border', '1px solid #f00'); .find('.komenti').css('border', '1px solid #f00'); }

}); { }); { }); }); , else { } setTimeout(function() { }, 5000); }

}); } Sondazhi i ditës:

4 Prill, 10:21

Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës? Po 13.3% Jo 78.8% Nuk kam mendim 7.9% Vota total: 3044 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 4 Prill, 10:21 Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës? Po Jo Nuk kam mendim ul li {

margin-bottom: 10px;

position: inherit; } Lajme të tjera ‘Trump do hedhë bombën atomike në Iran’- Shtëpia e Bardhë mohon pretendimet për mundësinë e një sulmi bërthamor 7 Prill, 18:04 Kërcënimet e Trump, mediat iraniane: Civilët u mblodhën para termocentraleve dhe urave në shenjë proteste 7 Prill, 17:09 ‘A është apo bën sikur?’, nga Caligula te Donald Trump: Çfarë është dhe si funksionon teoria e liderit të çmendur Enrico Franceschini 7 Prill, 16:57 Forcat Mbrojtëse të Izraelit bombardojnë 10 pjesë kyçe të hekurudhave dhe urave në Iran 7 Prill, 16:44 Katari paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme i afrohet ‘pikës pa kthim’ 7 Prill, 16:30 Financial Times: Kostot e luftës me Iranin për SHBA-në vlerësohen në 22.3-31 miliardë dollarë 7 Prill, 16:05 Sulm amerikano-izraelit në veriperëndim të Iranit, mbyllet autostrada kryesore në zonë 7 Prill, 15:15 Pasdaranët kërcënojnë: SHBA-të dhe aleatët e tyre do të jenë pa naftë dhe gaz për vite me radhë 7 Prill, 14:38 ‘Do t’iu çoj në burg’, Donald Trump kërcënon gazetarët: Do ta gjejmë atë që nxorri lajmin për pilotin amerikan 7 Prill, 14:09 Sulm në urën hekurudhore në Iran, dy të vdekur dhe tre të plagosur (VIDEO) 7 Prill, 13:51 Teherani godet me raketa anijen izraelite në portin e Emirateve të Bashkuara Arabe 7 Prill, 12:42 Prodhohej acid nitrik për raketat balistike, Izraeli sulmon kompleksin e tretë petrokimik në Iran 7 Prill, 09:37 /* Apply other styles to .list-item as needed */