Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.
Sipas SHMU, moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës.
Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 38 gradë celsius.
Era me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.
Valëzim në det të forcës 1-2 ballë./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

