Lajme Zone
Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni
EkonomiTelegrafi

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,89% në raport me vendimin e datës 19.10.2026.

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,89% në raport me vendimin e datës 19.10.2026.Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 5,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) nuk ndryshon.Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 0,50 den/litër.Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,694 den/kg dhe tani do të jetë 54,273 den/kg.Nga data 27.10.2026, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:EUROSUPER BS - 95 do të shitet për 91,00 (denarë/litër)EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 93,00 (denarë/litër)EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 99,00 (denarë/litër)Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 110,00 (denarë/litër)Mazut М-1 SU do të shitet për 54,273 (denarë/kilogram)./Telegrafi/