Lajme Zone
"Uji si presion politik”, Hoxha replikon ndaj Vuçiç, por çfarë peshe ka deklarata e Tiranës?
BotëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

"Uji si presion politik”, Hoxha replikon ndaj Vuçiç, por çfarë peshe ka deklarata e Tiranës?

Deklaratat e presidentit serb Aleksandër Vuçiç për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër ka sjellë një reagim nga Tirana. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, e ka cilësuar çështjen si shqetësuese dhe ka paralajmëruar se uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik. Përmes një postimi në “X”, Hoxha ka theksuar se çdo ndërhyrje në një sistem ujor ndërkufitar

Deklaratat e presidentit serb Aleksandër Vuçiç për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër ka sjellë një reagim nga Tirana. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, e ka cilësuar çështjen si shqetësuese dhe ka paralajmëruar se uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik. Përmes një postimi në “X”, Hoxha ka theksuar se çdo ndërhyrje në një sistem ujor ndërkufitar nuk mund të vendoset në mënyrë të njëanshme, sidomos kur pasojat mund të prekin territorin, mjedisin, sigurinë ujore dhe furnizimin me ujë të një shteti tjetër.

Sipas ministrit, çdo projekt që mund të ndikojë në rrjedhën, sasinë apo cilësinë e ujërave që prekin Kosovën duhet të shoqërohet me transparencë, të dhëna shkencore, vlerësim të ndikimit ndërkufitar dhe konsultim me palën e prekur.

Hoxha i është referuar edhe detyrimeve ndërkombëtare të Serbisë, duke theksuar se Beogradi është palë e Konventës së UNECE-së për Mbrojtjen dhe Përdorimin e Ujërave Ndërkufitare dhe Liqeneve Ndërkombëtare që prej vitit 2010. "Shqipëria shpreh shqetësim të thellë mbi deklaratën e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vučić, lidhur me mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit #Ibër dhe përfshirjen e ekspertëve dhe institucioneve serbe në shqyrtimin e një mundësie të tillë.

Ndryshimi i rrjedhës së një lumi që përbën pjesë të një sistemi ujor ndërkufitar nuk është një çështje thjesht e brendshme apo një vendim që mund të merret në mënyrë të njëanshme, veçanërisht kur pasojat e tij prekin drejtpërdrejt territorin, mjedisin, sigurinë ujore, furnizimin me ujë dhe jetën e qytetarëve të një vendi tjetër.

E drejta ndërkombëtare e ujërave është e qartë në këtë drejtim. Parimet e përdorimit të drejtë dhe të arsyeshëm të ujërave ndërkufitare, detyrimi për të parandaluar, kontrolluar dhe reduktuar dëmet ndërkufitare, si dhe detyrimi për bashkëpunim, shkëmbim informacioni dhe konsultim për masat që mund të kenë pasoja ndërkufitare, janë pjesë e standardeve të konsoliduara të së drejtës ndërkombëtare. Serbia është palë e Konventës së #UNECE-së për Mbrojtjen dhe Përdorimin e Ujërave Ndërkufitare dhe Liqeneve Ndërkombëtare që prej vitit 2010 dhe ka pranuar edhe mekanizmat e saj për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Shqipëria pret që Serbia të respektojë plotësisht detyrimet e saj ndërkombëtare dhe parimet e fqinjësisë së mirë. Çdo projekt ose masë që mund të ndikojë në rrjedhën, sasinë apo cilësinë e ujërave që prekin Kosovën duhet të trajtohet me transparencë, mbi bazën e të dhënave shkencore, me vlerësim të plotë të ndikimit ndërkufitar dhe përmes konsultimit me palën e prekur.

Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik dhe as si mjet për të ndëshkuar një vend apo një popullsi tjetër. Shqipëria mbështet fuqimisht të drejtën e #Kosovës për siguri, zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e burimeve të saj ujore. Ne besojmë fort dhe presim qe çështje të tilla të trajtohen përmes #dialogut, bashkëpunimi", shkruan Hoxha. Por përtej gjuhës diplomatike, deklarata e Tiranës ngre një tjetër pikëpyetje, çfarë peshe konkrete ka ky reagim nëse Serbia vendos ta çojë përpara një projekt të tillë?

Mbetet për t’u parë nëse Tirana do ta shoqërojë deklaratën me hapa konkretë diplomatikë, koordinimin me Prishtinën dhe angazhim në mekanizmat ndërkombëtarë tpër çështjet e ujërave ndërkufitare. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm