Gazetari Ferdinand Dervishi ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga protesta para Parlamentit. Dervishi shprehet se uji i hedhur ndaj protestuesve ishte i përzier me kimikate, ndërsa siç shihet edhe në pamje kanë mbetur të lënduar disa protestues. “Sot lajmi i parë i mediave do të jetë: 50 policë të lënduar. E vërtetë. I lau ujëhedhësja e tyre. Uji të përvëlonte nga kimikatet. Këta në video janë protestues”, thuhet në mbishkrimin krahas videos. Protesta para Parlamenti vijon prej më shumë se 3 orësh ndërsa është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes qytetarëve dhe efektivëve të policisë.
Këta të fundit kanë përdorur disa herë hedhjen e ujit me presion për shpërndarjen e turmës që tentonte të çante kordonin policor. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

