Lajme Zone
Ujësjellësi i Tepelenës: 765 milionë lekë të paguara për punime të papërfunduara, për të furnizuar resortin e 'Hako'-s
PolitikëPamfleti

Ujësjellësi i Tepelenës: 765 milionë lekë të paguara për punime të papërfunduara, për të furnizuar resortin e 'Hako'-s

Janë konstatuar mashtrime dhe mospërfundim i punimeve për ndërtimin e ujësjellësit Mezhgoran-Peshtan në Tepelenë; tender që iu dha pa garë kompanisë "2T" me ortak vëllain e kryebashkiakut aktual Gramos Sako dhe kompanisë "G.P.G" të Paqësor Buzit.

Foto Ilustruese / Auditimi i KLSH-së zbulon se ish-kryebashkiaku Tërmet Peçi pagoi pa garë kompanitë '2T' të Artan Sakos (vëllai i kryebashkiakut aktual) dhe 'G.P.G' të Paqësor Buzit, duke falsifikuar dokumenta; ndërsa ujësjellësi nuk u ndërtua kurrë për banorët e Mezhgoranit e Peshtanit, por për resortin 'Zagroturizëm' të 'Hako'-s.. Auditimi i KLSH-së zbuloi një skandal tjetër financiar, që ngarkon me përgjegjësi ligjore ndërtuesin Artan Sako, vëllai i Kryetarit të Bashkisë së Tepelenës, Gramos Sako, ish-drejtor i Gardës së Republikës, i katapultuar në krye të kësaj bashkie nga kryeministri Edi Rama.

Janë konstatuar mashtrime dhe mospërfundim i punimeve për ndërtimin e ujësjellësit Mezhgoran-Peshtan në Tepelenë; tender që iu dha pa garë kompanisë "2T" me ortak vëllain e kryebashkiakut aktual Gramos Sako dhe kompanisë "G.P.G" të Paqësor Buzit.

Sipas raportit përfundimtar të auditimit, u konstatua abuzim në vlerën 765 milionë lekë të vjetra me TVSH, që ish-Kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, ua ka paguar në shkelje të ligjit, duke falsifikuar dokumenta punimesh.

Kjo pagesë konsiderohet shpenzim pa efektivitet në dëm të buxhetit të shtetit, ngaqë investimi nuk ishte funksional në momentin e auditimit, duke mos përmbushur qëllimin e financimit të rrjetit të ujësjellësit.

Projekti nuk është realizuar plotësisht, pasi një pjesë kryesore e sistemit të furnizimit me ujë nuk është ndërtuar, duke i lënë punimet pa përfunduar, megjithëse sipas kontratës duhej të përfnte brenda muajit shtator 2021.

Ndërsa milionat u paguan sikur ujësjellësi ka përfunduar e është në funksionim, madje i janë paguar edhe 34 milionë lekë me TVSH kompanisë mbikëqyrëse të punimeve "Invictus" sh.p.k., me pronarë Laerta Liko dhe Andrin Kërpaçi, që bënë raportin fals.

Kontrata mes Bashkisë së Tepelenës, të drejtuar nga ish-kryetari Tërmet Peçi, dhe kompanive "2T" të Artan Sakos e "G.P.G" të Paqësor Buzit, me objekt ndërtimin e ujësjellësit Mezhgoran-Peshtan, u nënshkrua më 26 prill 2021 me një afat realizimi 5 muaj.

Projekti i këtij ujësjellësi nuk u bë për furnizimin me ujë të banorëve të fshatrave Mezhgoran e Peshtan të Tepelenës, por për të furnizuar me ujë vetëm resortin dhe fermën agroblegtorale "Zagroturizëm-Peshtan" të kompanisë sallamëri "Hako".

Projekti, tenderi dhe fondi për ujësjellësin u përgatitën me shpejtësi, ngaqë ortak në hije në resortin dhe fermën agroblegtorale "Zagroturizëm-Peshtan" thuhet se është një botues i njohur, ngaqë, sipas banorëve, ishte ai që angazhoi Bashkinë e Tepelenës dhe policinë për t'i grabitur me forcë ujin fshatit Mezhgoran.

Ndërsa kryeministri Edi Rama, me Vendim Nr. 17/5, datë 18 korrik 2022, i dha firmës së sallamërisë "Hako" statusin "Investitor Strategjik" për ndërtimin e resort-fermës "Zagroturizëm-Peshtan", shoqëruar me dhurimin e 147 ha zonë pyjore pronë shteti.

Kjo zonë pyjore shtetërore, qysh më 28 mars 2021, pra 1 muaj para lidhjes së kontratës për ndërtimin e ujësjellësit, iu dha në përdorim falas kompanisë sallamëri "Hako" për 99 vite, me kontratë të firmosur nga ish-kryebashkiaku Tërmet Peçi, prej më shumë se 1 viti e gjysmë nën hetim nga SPAK për afera të tjera./Pamfleti tepelena ujësjellësi hako 1 Komente M M 15 Nëntor 2026, 13:40 BADERDIA. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia SPAK-u zgjohet për pagat e veta, por fle mbi dosjet e Gentian Kerit 14 Nëntor 2026, 13:5213:52Anti-Mafia Elisian Bici, 'çapkëni punë-mbaruar' i OST-së: 213 tenderë në 2 vjet, 35% me 'Flamur të Kuq' dhe 22% fiktivë 14 Nëntor 2026, 11:3711:37Anti-Mafia Kompania e drejtoreshës së AZHBR përfn te kontrabandisti Mario Berberi, pazari i fotovoltaikëve dhe korruptimi i doganave 12 Nëntor 2026, 15:5915:59Anti-Mafia Rama josh Arkend Ballën me kullën 20-katëshe në Golem? Dekani i Durrësit Linert Lirëza prestanome i deputetit socialist 12 Nëntor 2026, 12:5712:57Anti-Mafia Gjurmët e zullumeve të Vlora Hysenit: SPAK heton zinxhirin e fshirjes së sekreteve, 9 shefa të SHISH-it do merren në pyetje 11 Nëntor 2026, 15:3815:38Anti-Mafia Durrësi, porta ku bandat luftojnë për territor: Arrestimet e Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit rihapin betejën për kontrollin e portit 11 Nëntor 2026, 11:1611:16Anti-Mafia