Lajme Zone
Udhëzimi i ri i arsimit, ndryshojnë rregullat për klasat e bashkuara, deri me 30 nxënës në një grup
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Udhëzimi i ri i arsimit, ndryshojnë rregullat për klasat e bashkuara, deri me 30 nxënës në një grup

Ndryshimet prekin edhe drejtimin e shkollave të vogla. Pragu për emërimin e një drejtori ulet nga mbi 80 në mbi 60 nxënës.

Ministria e arsimit ka miratuar rregulla të reja për shkollat që kanë pak nxënës. Nga ky vit i ri shkollor, do të ndryshojë organizimi i nxënësve të grupmoshave të ndryshme, që zhvillojnë mësim së bashku. Përmes udhëzimit të ri, pragu për organizimin e tre klasave të bashkuara, nga e para deri në të pestën ulet deri në 30 nxënës . Deri tani klasat bashkoheshin me një numër nxënësish nga 21 deri në 50. LEXO edhe...Oficerët e sigurisë në shkolla, ASCAP harton një dokument për standardet profesionale të tyre! Në fokus siguria, mbrojtja e nxënësve dhe parandalimi i dhunës Në rastet kur numri është nga 31 deri në 50 nxënës, ato do të organizohen në katër klasa. Ndryshimet prekin edhe drejtimin e shkollave të vogla. Pragu për emërimin e një drejtori ulet nga mbi 80 në mbi 60 nxënës. Udhëzimi i ri prek edhe ngarkesën mësimore. Mësuesit që përveç orëve të mësimit mbajnë edhe detyra të tjera brenda shkollës, si koordinimi i cilësisë, këshillimi i karrierës apo drejtimi i ekipeve lëndore, do të kenë më pak orë mësimi në javë. U.D/ReportTv.al shkolla klasa nxenes ministria e arsimit Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.4% Drejtësia 66% Nuk e di 3.6% Vota total: 1877 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?