Lajme Zone
Udhëheqësi i “mafias kaukaziane” u vra me gjakftohtësi në Izrael, publikohet video brutale e ekzekutimit të tij
BotëTop Channel

Udhëheqësi i “mafias kaukaziane” u vra me gjakftohtësi në Izrael, publikohet video brutale e ekzekutimit të tij

Kreu i të ashtuquajturës “mafia kaukaziane” në Izrael, Yanis Yusayev, u ekzekutua të dielën jashtë një karburanti në Cezare, ndërsa momenti i vrasjes është regjistruar nga një kamera sigurie.

Kreu i të ashtuquajturës “mafia kaukaziane” në Izrael, Yanis Yusayev, u ekzekutua të dielën jashtë një karburanti në Cezare, ndërsa momenti i vrasjes është regjistruar nga një kamera sigurie. Në pamjet filmike, Yusayev shihet duke dalë nga një restorant i vendosur në ambientet e një pike karburanti, së bashku me dy persona të tjerë. Ndërkohë, një person i veshur me bluzë me kapuç gri, pantallona të zeza dhe kapele të bardhë bejsbolli i afrohet nga pas.

Autori nxjerr armën dhe e qëllon Yusayev në kokë nga një distancë shumë e afërt, duke e lënë të shtrirë në tokë. I plagosuri u transportua me urgjencë në spital në gjendje kritike, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin.

Pas atentatit, një forcë e madhe policore mbërriti në vendngjarje, rrethoi zonën dhe nisi mbledhjen e provave. Në kërkim të autorit u angazhua edhe një helikopter, por deri më tani identiteti i tij nuk është bërë i ditur. Yanis Yushayev, reported head of the Kafkazi (Caucasian) organized crime group in Israel, was assassinated in broad daylight at a Caesarea gas station.

Security cameras caught the entire hit.According to initial reports, the gunman carried out the killing while wearing an…

— Louis Montoya (@montoyalouis1) August 24, 2026 Hetuesit po shqyrtojnë të kaluarën e Yusayev dhe lidhjet e tij me botën e krimit të organizuar, në përpjekje për të zbardhur motivin e ekzekutimit dhe për të identifikuar personat që mund të fshihen pas atentatit.

Sipas burimeve policore dhe personave të njohur me aktivitetin kriminal në zonat Hadera dhe Or Akiva, Yusayev kishte krijuar gjatë viteve një rrjet të gjerë kontaktesh me figura të njohura të krimit vendas.

Mes tyre përmenden Patrick Krasnopolsky, i cilësuar si bashkëpunëtori i tij i ngushtë dhe “krahu i djathtë”, si dhe Oser Smilov.

Yusayev dhe Krasnopolsky u arrestuan në qershor 2025, nën dyshimin për përfshirje në të shtëna me armë dhe sulme me granata ndaj bizneseve në Or Akiva. Të dy u liruan më vonë pa u ngritur akuza ndaj tyre.

Në mars të vitit 2026, Krasnopolsky dhe Smilov u arrestuan sërish, këtë herë nën dyshimin për tentativë vrasjeje ndaj një rivali nga bota e krimit të organizuar.

Autoritetet izraelite po shqyrtojnë gjithashtu lidhjet e Yusayev me Eli dhe Matan Arbiv, të cilët besohet se kanë pasur ndikim mbi aktivitetet e krimit të organizuar në zonën e Haderës.

Sipas vlerësimeve të policisë, këta persona mund të kenë vepruar si pjesë e të njëjtit grup kriminal, me aktivitet në Hadera, Or Akiva, Cezare dhe zona të tjera të rajonit Sharon.

Hetimi për ekzekutimin vijon, ndërsa policia po përpiqet të përcaktojë nëse vrasja e Yusayev ishte pjesë e një përplasjeje mes grupeve rivale të krimit të organizuar dhe kush qëndron pas atentatit. Top Channel