Lajme Zone
“U zu rob duke përgatitur një grusht shteti kundër Shqipërisë”/ Frrok Çupi për ndryshimet në PS: Veliaj nuk mund të qëndronte më në krye të Tiranës!
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

“U zu rob duke përgatitur një grusht shteti kundër Shqipërisë”/ Frrok Çupi për ndryshimet në PS: Veliaj nuk mund të qëndronte më në krye të Tiranës!

Analisti Frrok Çupi, në një intervistë në “News Line” në ABC News, ka komentuar ndryshimet në drejtimin politik të Partisë Socialiste në Tiranë, largimin e Ogerta Manastirliut dhe emërimin e Ervin Demos si bashkëdrejtues të qarkut, si dhe situatën e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Analisti Frrok Çupi, në një intervistë në “News Line” në ABC News, ka komentuar ndryshimet në drejtimin politik të Partisë Socialiste në Tiranë, largimin e Ogerta Manastirliut dhe emërimin e Ervin Demos si bashkëdrejtues të qarkut, si dhe situatën e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Çupi u shpreh se Erion Veliaj nuk mund të qëndronte më në krye të Bashkisë së Tiranës, ndërsa e cilësoi qëndrimin e tij të gjatë në paraburgim si një faktor që, sipas tij, e zhvlerëson politikisht.

“Për të ardhur te kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nuk mund të qëndronte më. Në një vend si Shqipëria, ku je i burgosur, ke marrë një faturë të madhe. Edhe pse jemi kritikë ndaj drejtësisë, qëndrimi i tij aq gjatë në paraburgim është një gjë që të zhvlerëson”, deklaroi analisti. Ai komentoi edhe zgjedhjen e Ervin Demos dhe Albana Koçiut për drejtimin politik të Tiranës, duke i cilësuar si dy figura të reja në përfaqësimin e Partisë Socialiste.

Sipas Çupit, ndryshimet tregojnë se kryeministri Edi Rama i merr vendimet politike pa u ndikuar nga interesa personale apo lidhje të mëparshme.

“Ishin edhe zoti Demo dhe Koçiu, dy personalitete të rinj në kuptimin e shfaqjes së PS-së. Kjo merr kuptimin se si vepron Rama në mënyrë rinovuese. Në sensin se si e shikon publiku të ardhmen, Rama nuk varet nga interesa familjare, nga kulisat, ai është i lirë. Pra, Edi Rama i bën ndryshimet pa u tronditur se dikush do t’i trokasë te dera dhe do t’i thotë: ‘Jam ai ministri që të kam favorizuar’.

Për të ardhur te kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nuk mund të qëndrojë më. Në një vend si Shqipëria, ku je i burgosur, ke marrë një faturë të madhe. Edhe pse jemi kritikë ndaj drejtësisë, qëndrimi i tij aq gjatë në paraburgim është një gjë që të zhvlerëson.

Por edhe kundërshtitë, Erion Veliaj është zënë rob duke përgatitur një grusht shteti kundër Shqipërisë. Ishim në një rrezik të madh nga grushti i kriminelëve, i dhunës, i islamistëve dhe i armiqve që nuk e duan Shqipërinë në BE.

Ndërsa Ervin Demo jo vetëm që ka qenë në Bordin e Paqes, por është një personalitet i ri dhe i njohur në fushën akademike, sidomos në Berat. Por gjërat janë se kryeministri nuhat dhe zgjedh me intuitën e vet, dhe vë në provë ekipin e tij.

Kjo ka qenë edhe taktika e kryeministrit, duke e ftuar vetë në takime aq të mëdha, siç ishte Bordi i Paqes. Kjo, me shumë gjasa, mund të tregojë se Demo mund të jetë kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës, por duhet të kursehemi pak për arsye të kohës. Deri ditën kur do të shpallen kandidatët për zgjedhjet lokale, nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë”, tha ai.

/acbnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet