Policia ka arrestuar një 35-vjeçar, i cili dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës së prindërve të bashkëjetueses së tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 të datës 14 tetor 2026, në rrugën “Ali Shefqeti”, në Shkozë të Tiranës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit për zjarrin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 shkuan në vendngjarje për të hetuar rrethanat e incidentit. Nga hetimet paraprake, ku morën pjesë ekspertë kriminalistë dhe ekspertë të rasteve të zjarrvënieve, dyshohet se 35-vjeçari Astrit Idrizi i ka vënë zjarrin banesës së çiftit 65 vjeçe dhe 68 vjeç, Ismete dhe Agim Ziu, të cilët ishin prindërit e bashkëjetueses së tij. Si pasojë e zjarrit, të dy bashkëshortët u dërguan në spital, por nuk arritën t’u mbijetonin plagëve dhe humbën jetën.Autori i dyshuar u arrestua nga policia menjëherë pas ngjarjes, falë veprimeve të shpejta të shërbimeve policore. Për këtë ngjarje të rëndë, në emisionin Zemër e Hapur të moderatores Evis Ahmeti në News24, ka folur djali i çiftit, që humbi jetën tragjikisht. Djali i çiftit që mbeten të vdekur deklaroi se dhëndri iu ka vënë flakën prindërve të tij me benzinë. Ai shtoi se plagë ka marrë edhe nipi, që ndodhet në spital. Shtoi se shteti të marrë masa e ta dënojë maksimalisht autorin, pasi ndryshe do detyrohen të veprojnë vetë. Djali i çiftit Ziu: Burri i motrës ka ardhur tek shtëpia dhe i ka vënë flakën, ka qenë ora 11 e darkës. Prindërit e mi kanë qenë në gjumë, ka qenë edhe nipi aty. Unë nuk kam qenë në banesë. Motra ka thënë se kjo ka ndodhur, pasi ishin zënë në telefon. Për punë telefoni ka ardhur shkaku i sherrit.
Motra e fiku telefonin, sepse i tha babi që fike telefonin se na çmendi. Ai ka marrë benzinë, e ka vendosur tek dera dhe e dogji vendin. Motra ka marrë në telefon e na ka thënë se “Hajde se na kanë vendosur flakën”. Motrën e nxorën zjarrfikëset nga banesa. Djali është plagosur, ka marrë dëmtime. Ishin djegur komplet prindërit e mi. Benzinën e ka vendosur tek pragu i derës së shtëpisë. Pinte shumë, po dhe punonte.
Dhëndri dhe motra kanë pasur raport problematik. Dhëndri edhe më herët kishte bërë kërcënime, duke iu thënë se do u vras e do ju djeg. Nipi im ishte në banesë dhe është djegur, por se fatmirësisht ka shpëtuar. Nipi nuk e di se gjyshi e gjyshja nuk jetojnë më. Shteti ta dënojë maksimalisht. Nëse shteti s’merr masa, unë do e heq qafe. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: djali i viktimave djegin per se gjalli me zemer te hapur shkoze

