ROSKOVEC - Sot, familjarë, miq dhe banorë të shumtë u dhane lamtumirën e fundit çiftit, Kosta Plaku dhe Belere Plaku. Një përcjellje mes dhimbjes së madhe dhe lotëve, ku një komunitet i tërë u bashkua për të nderuar kujtimin e tyre. Bashkëshortët u vranë me armë gjahu një ditë më parë në banesën e tyre nga ish-dhëndri në fshatin Vidhisht të Roskovecit. Kosta Plaku, 58- vjeç, humbi jetën menjëherë, ndërsa e shoqja, Belere Plaku, 51-vjeçe mori plagë të rënda dhe iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale por nuk mundi të mbijetojë. LEXO EDHE:Mbajti peng për disa orë ish-partneren, Report Tv siguron pamjet kur efektivi i RENEA-s liron 24-vjeçaren! (VIDEO) Autori i krimi të rëndë është ish-dhëndrri i tyre, Refit Buzi i cili i dha fund jetës me pushkën që vrau ish-vjehrrin pas krushqisë së prishur. 35 vjeçari, i cili nuk pranonte dot ndarjen nga Rozalinda, vajza 24-vjecarja e çiftit shkoi i armatosur në banesën e tyre dhe i qëlloi me breshëri plumbash. Më pas mori me forcë ish-partneren dhe u largua në drejtim të ish-fushës së Aviacionit në Kurjan. Policia dhe forcat RENEA e rrethuan dhe ai e liroi ish-të fejuarën, ndërsa vetë qëndroi i ngujuar për disa orë në makinë. Ai nuk iu bind urdhërit të policisë për t’u dorëzuar dhe vrau veten në kushtet e depresionit të thellë. Për të shmangur tensionet mes dy familjeve, të cilat jetojnë në të njëjtën zonë dhe kanë të njëjten varreze, ceremonia mortore e autorit është planifikuar të zhvillohet te dielen. Një histori dashurie e nisur vite më parë mes dy të rinjve përfi në një prej ngjarjeve më të rënda, duke lënë pas tre të vdekur. Sa i përket shkaqeve familjet janë të ndara. Të afërmit e Rozalindës thanë vajza i kishte dhënë fund lidhjes pasi Refiti që në fshat njihej me emrin Nertil ishte i dhunshëm. Madje pas ndarjes e përndiqte dhe kërcënonte me jetë studenten e infermierisë. Ndërsa prindërit e 35-vjecarit, thanë se kur ishin të fejuar, Nertili i dërgonte shuma të mëdha parash, Rozalindës nga Anglia. Ndërsa pas ndarjes, ai kishte këmbëngulur t’i kthente paratë ose të ribashkoheshin. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 14:01 Mbajti peng për disa orë ish-partneren, Report Tv siguron pamjet kur efektivi i RENEA-s liron 24-vjeçaren! (VIDEO) Report Tv ka siguruar pamjet kur lirohet 24-vjeçarja Rozalinda Plakun.Siç shihet edhe në videon e publikuar një polic i RENEA-s e merr të renë në krah dhe e largon nga vendi ku e mbante 35-vjeçari.I gjithë aksioni për lirimin e të resë është kryer nën mbikqyrjen e snajperistëve të RENEA-s.Vetëm pak orë më vonë Refit Buzi vrau veten brenda makinës së tij me armën e gjahut që vrau edhe ish-vjehërrit. Xh.K/Shqiptarja.com Share Xh.K/Shqiptarja.com TAG: Kosta Plaku vrasje me armë zjarri Roskovec belere plaku Rozalinda Plaku Refit Buzi Fier Komento Komente Sondazhi i ditës:
24 Korrik, 13:38
Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.2% Jo 29.3% Nuk e di 6.5% Vota total: 2047 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?
