Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

U vranë me armë gjahu nga ish-dhëndri, përcillen në banesën e fundit bashkëshortët në Roskovec (VIDEO)


ROSKOVEC - Kosta Plaku dhe Belere Plaku janë përcjellë sot mes lotësh dhe dhimbjes në banesën e fundit. Bashkëshortët u vranë me armë gjahu një ditë më parë në banesën e tyre nga ish-dhëndri në fshatin Vidhisht të Roskovecit. Kosta Plaku, 58-vjeç ndërroi jetë menjëherë, ndërsa gruaja e tij vdiq në spital disa orë më vonë, pavarësisht ndihmës mjekësore. 35-vjeçari Nertil Buzi, i cili kishte ndryshu

ROSKOVEC - Kosta Plaku dhe Belere Plaku janë përcjellë sot mes lotësh dhe dhimbjes në banesën e fundit. Bashkëshortët u vranë me armë gjahu një ditë më parë në banesën e tyre nga ish-dhëndri në fshatin Vidhisht të Roskovecit. Kosta Plaku, 58-vjeç ndërroi jetë menjëherë, ndërsa gruaja e tij vdiq në spital disa orë më vonë, pavarësisht ndihmës mjekësore. 35-vjeçari Nertil Buzi, i cili kishte ndryshuar emrin në Refit pasi vrau ish vjehërrit mori peng ish-të fejuarën e tij Rozalinda Plaku, 24-vjeçe. LEXO edhe...Mbajti peng për disa orë ish-partneren, Report Tv siguron pamjet kur 35-vjeçari e merr në krah dhe e lë të lirë në një anë të rrugës (VIDEO) Me ndërhyrjen e policisë dhe RENEA-s, Buzi liroi ish-partneren, ndërsa vetë vrau veten pasi qëndroi i ngujuar në makinë për disa orë. Ndërkohë, ceremonia mortore për autorin e ngjarjes është planifikuar të zhvillohet paraditen e së dielës. Ky vendim është marrë për të shmangur çdo përplasje apo tension, pasi të dyja familjet jetojnë në të njëjtën zonë dhe ceremonitë zhvillohen në të njëjtat varreza. Të rinjtë kishin qenë të fejuar para disa vitesh, por lidhja ishte ndërprerë nga Rozalinda. 24-vjeçarja vijonte studimet për infermieri në Tiranë, ndërsa autori ishte kthyer nga emigracioni pas disa vitesh në Angli. Familjarët pretendojnë se ai nuk e kishte pranuar ndarjen dhe e kërcenonte vazhdimisht. Ndërkohë familjarët e autorit japin një tjetër version për konfliktin. Sipas tyre, përplasja mes çiftit lidhet edhe me një shumë parash që Buzi pretendonte se ia kishte dërguar ish-partneres gjatë kohës që jetonte në Angli. Emri i Nertil Buzit është përmendur në vitin 2022 nga mediat britanike, ku thuhet se është mbajtur peng nga disa bashkëkombës për një borxh prej 400 mijë paund. Ora 14:01 Mbajti peng për disa orë ish-partneren, Report Tv siguron pamjet kur 35-vjeçari e merr në krah dhe e lë të lirë në një anë të rrugës (VIDEO) Report Tv ka siguruar pamjet kur 35-vjeçari Refit Buzi lë të lirë 24-vjeçaren Rozalinda Plakun.Siç shihet edhe në videon e publikuar Refit Buzi e merr në krah, ecën disa metra larg vendit ku kishte lënë makinën dhe më pas e lë të renë në një cep të rrugës.Pasi e ul në cep të rrugës autori që pak më vonë vrau veten, shihet duke u kthyer sërish pranë makinës. Share Xh.K/ReportTv.al Fier Refit Buzi Rozalinda Plaku belere plaku Roskovec vrasje me armë zjarri Kosta Plaku Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.3% Jo 29.2% Nuk e di 6.5% Vota total: 1959 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?