Lajme Zone
U vra me armë zjarri në rrugë, ja kush është viktima në Sarandë, rezulton i arrestuar në 2025
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

U vra me armë zjarri në rrugë, ja kush është viktima në Sarandë, rezulton i arrestuar në 2025

Artan Myrtaj është vrarë me armë zjarri paraditen e sotme në Sarandë.

Artan Myrtaj është vrarë me armë zjarri paraditen e sotme në Sarandë. 44-vjeçari ka mbetur i vdekur në vend, teksa autorë kanë qenë dy persona me skafandër që lëviznin me motor.

Ai rezulton i arrestuar nga Policia e Sarandës në vitin 2025, për përkrahje të autorit, pas një rasti plagosjeje në qytetin ku mbeti viktimë.

Asokohe ai ishte shpallur në kërkim si një nga personat e dyshuar të shpallur në kërkim në plagosjen me armë ndaj Gëzim Hajdarajt dhe Ernest Lamajt. Ngjarja ka ndodhur në 2025 për një pronë në vijën bregdetare.

44-vjeçari Murtaj akuzohej për veprën penale të “Përkrahjes së autorit të krimit”.

Detajet/ Vrasje me armë zjarri në Sarandë, plagoset dhe një kalimtar Top Channel