Lajme Zone
U transferua nga paraburgimi i Durrësit në Fier, reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

U transferua nga paraburgimi i Durrësit në Fier, reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas transferimit të tij nga paraburgimi i Durrësit në IEVP Fier.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas transferimit të tij nga paraburgimi i Durrësit në IEVP Fier. Në një deklaratët të shpërndarë në llogarinë e tij në Instagram, Veliaj shpreh se as ai dhe as avokati i tij nuk janë vënë në dijeni për arsyet e transferimit të tij në burgun e Fierit të cilin ai e konsideron rrëmbim policor që cenon të drejtat e tij.

Statusi i plotë i Veliajt:

Sot, një grup punonjësish të Policisë së Burgjeve, të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, janë paraqitur në IEVP Durrës për të më transferuar në burgun e Fierit.

Pavarësisht kërkesave të përsëritura, si nga unë ashtu edhe nga avokati im, për t’u njohur me aktin që urdhëron transferimin dhe arsyet që e justifikojnë atë, na është refuzuar vënia në dispozicion e këtij dokumenti.

Një transferim i detyruar, pa më bërë të njohur aktin dhe arsyet ligjore mbi të cilat mbështetet, për mua përbën një rrëmbim policor dhe cenon rëndë të drejtat e mia.

Unë nuk kam dhënë pëlqimin për këtë transferim dhe kam kundërshtuar mënyrën se si po realizohet, pa transparencë dhe pa më mundësuar ushtrimin efektiv të të drejtave të mia ligjore.

I kërkoj publikisht Ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit të ndërhyjnë urgjentisht, të verifikojnë arsyet dhe shkaqet e këtij transferimi politik. Top Channel