Drejt e nga burgu i Fierit ku u takua me kryebashkiakun Erion Veliaj që tashmë është transferuar atje ditën e djeshme, Plarent Ndreca ndan në studion e “Frontline” në Report Tv se ai është i fortë psikologjikisht. Kryetari i Tiranës është i vetëm në dhomë dhe ka një polic që e ruan. LEXO edhe...Veliaj në burgun e Fierit, Ndreca: Gogu duhet të informonte grupin e PS dhe ta takonte! Transferimi thikë pas shpine, ja kush mund mos ta ngulte “Ai është i fortë psikologjikisht. Vijon të jetë në kushte denigruese. Është i vetëm në dhomë, ruhet nga një polic. Nuk ka ujë brenda, as dush individual. Është në një korridor me njerëz të dënuar për krime të rënda. Unë nuk shkoj dot në qeli, del nga dhoma e avokatëve”, tha Ndreca. Avokati shpjegon se vendimi i transferimit ishte plotësisht i papritur dhe nuk ka pasur as edhe një shkresë formale. “Ishte një ardhje e befasishme. Është shkuar në institucion, i është kërkuar institucionit të marrë masa për transferimin e Veliajt. Nëse është vendim që është marrë nga institucioni, sigurisht që minimumi bazik është që personi të njihet me arsyet. Jo vetëm që s’kemi pasur shkaqe të arsyetuara, por as shkresë formale. Sot na u pre edhe rruga për ta marrë sepse na u tha që është sekret”, tha Ndreca. Shqetësimi më i madh është për sigurinë e jetës së Veliajt pasi dikur, ka përshëndetur arrestimin e njërit prej të burgosurve që sot ndodhet në të njëjtin korridor me të. “Sot mund të jemi në kushtet për një tension për jetën dhe shëndetin e Veliajt për shkak të personazheve me rrezikshmëri të shquar shoqërore, janë të famshëm, sigurisht që krijon tension familjar për jetën e Veliaj. Është funksionar publik, në mandatin e tretë, ka bërë deklarata publike. Ka dalë publikisht dhe përshëndetur në momentin kur është arrestuar dhe është në të njëjtin korridor”, tha Ndreca. Ora 22:38 Veliaj në burgun e Fierit, Ndreca: Gogu duhet të informonte grupin e PS dhe ta takonte! Transferimi thikë pas shpine, ja kush mund mos ta ngulte Plarent Ndreca kërkon që ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, të mbajë përgjegjësi për transferimin e papritur të Erion Veliajt nga burgu i Durrësit në të Fierit. Në “Frontline” në Report Tv, avokati shprehet se ministri duhet të kishte informacion, të përgjigjej institucionalisht dhe ta takonte kryebashkiakun.“Ne nuk mund të injorojmë përgjegjësinë politike që ka qoftë ministri i Drejtësisë, qoftë kryeministri i këtij vendi sepse ka 40 orë që kanë dijeni mbi këtë situatë. Asnjëri prej tyre nuk mund të shmanget as me kërkesa burokratike, as me heshtje. Përveç përgjegjësisë politike, Gogu ka përgjegjësi profesionale, institucionale dhe personale sepse minimalisht duhet të reagojnë. Çështja është që në momentin kur i është kërkuar në grupin e PS informacion mbi këtë çështje, Gogu duhet të kishte informacion në dorë sepse Endrit Shabani që ka qenë përballë Veliajt në beteja politike, në orën 10 të natës ka qenë aty dhe është përgjigjur institucionalisht si Avokat i Popullit. Në ndjeshmërinë politike, Gogu duhet të ishte mirëinformuar dhe të kishte shkuar ta takonte”, tha Ndreca.Për ngjarjen, Ndreca shprehet se është një “thikë pas shpine” që mund të ishte ndalur nga 3 institucione.“Kjo është thikë pas shpine! Nuk e di kush e ka ngulur, por di kush kishte mundësi mos ta bënte. Mundësi mos ta ngulte thikën Drejtoria e Burgjeve, ministri i Drejtësisë dhe kryeministri”, tha Ndreca.Ministri i Drejtësisë ka urdhëruar inspektim për transferimin e Veliajt dhe 23 të burgosurve të tjerë në ditët e fundit. Share P.J/ReportTv.al Plarent Ndreca frontline erion veliaj arrestimi i erion veliajt Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 51.9% Jo 38.3% Nuk e di 9.7% Vota total: 154 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?

