Sot në Gjykatën e Posaçme do të mbahet seanca e radhës për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxa. Shtyrja e seancës së 27 tetorit, u bë për shkak të mungesës së avokatëve, ndërsa nuk u paraqitën as mbrojtësit ligjorë të ndihmës juridike falas të kërkuar nga Gjykata. LEXO edhe...Revolucioni i Veliajt sapo ka nisur! Megjithatë qytetari i parë i Tiranës përmes një kërkese të posaçme më herët e ka bërë të qartë se i vetmi avokat me të cilin kërkon të mbrohet është Plarent Ndreca, duke refuzuar kështu alternativën e vendosur më herët nga trupa gjykuese e GJKKO. Ndërkohë pasditen e 28 tetorit Veliaj u transferua papritur nga paraburgimi i Durrësit në qelitë e burgut të Fierit me vendim të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Ky transferim prodhoi reagime të shumta jo vetëm nga kryebashkiaku dhe pala mbrojtëse e tij, por edhe brenda socialistëve. Lajm në përditësim… ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/ReportTv.al Ajola Xoxa GJKKO arrestimi i erion veliajt erion veliaj Plarent Ndreca Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 48.4% Jo 43.6% Nuk e di 8% Vota total: 763 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?
