Dhuna policore e paprecedentë nuk është ndalur ndaj studentëve, përpos rasteve të rënda të cilat kanë sjellë reagim të gjerë. Rasti i fundit ishte ai i të riut i cili u shty forcërisht teksa qëndronte i palëvizur dhe u dhunua nga 5-6 efektivë, e më pas u tërhoq zvarrë.
Motra e të riut ka reaguar me një mesazh për mediat, duke treguar gjendjen e vëllait të saj. I riu ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe dëmtime në kafkë, për shkak të goditjeve.
Ajo shprehet se policia, përgjegjëse për gjendjen e të vëllait, do të vendoset para përgjegjësisë.
"Unë jam motra e tij. Fillimisht faleminderit të gjithëve për suportin dhe mesazhet që na keni bërë. Ne jemi me të, unë mami babi dhe motra po i qëndrojmë pranë. Ka të gjithë mbështetjen tonë dhe in shaa Allah do ia dalë. Nga ana mjekësore është diagnostifkuar një frakturë në shtyllën kurrizore nga goditjet dhe në kafkë nga hedhja me forcë në tokë. Familja po i qëndron pranë dhe do bëjmë çdo gjë për të.
Faleminderit të gjithëve por nuk na duhet asnjë më shumë se një lutje për vëllain tim.
Pseudo policët që e bënë këtë gjë do dënohen dhe ne do e ndjekim deri në fund çështjen. Faleminderit shumë të gjithëve sërish!", shprehet e motra. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

