Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

U shpall i pafajshëm nga GJKKO-ja, Apeli dënon me 7 vite e 4 muaj burg edhe për korrupsion e pastrim parash ish-shefin e operacionales Oltion Bistri! Do të rikthehet në qeli, pasuritë miliona € i kalojnë shtetit


Ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri, do të rikthehet në qeli pasi Apeli i Posaçëm e dënoi me 7 vjet e 4 muaj burg në dosjen “Metamorfoza” dhe vendosi konfiskimin e 3 apartamenteve, 2 dyqaneve dhe 1 mln euro cash. Bistri ka qëndruar në qeli afro 2 vjet e 4 muaj burgim, të cilat i llogariten në 3 vjet e 6 muaj.  I mbeten për të vuajtur rreth 3 vjet e 10 muaj burg.

Oltion Bistri, ish shefi i Operacionales, me një karrierë të gjatë në Polici, i akuzuar për lidhje me krimin, dhe pjesa e dosjes "Metamorfoza", do të duhet të rikthehet në qeli. Gjykata e Posaçme e Apelit ka prishur sot vendimin e shkallës së parë, e cila vitin e kaluar e dënoi atë me 2 vjet burgim, pas gjykimit të shkurtuar, vetëm për akuzën e “zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete”, duke i dhënë pafajësinë për akuzat e tjera të korrupsionit pasiv dhe pastrimit të parave. Apeli i Posaçëm, e ka gjetur atë fajtor dhe për këto dy akuza, duke e dënuar përfundimisht me 11 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkojnë në 7 vite e 4 muaj. LEXO EDHE:Ankimoi masën e ‘arrestit në shtëpi’, shtyhet për nesër seanca në Apelin e GJKKO-së për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni! Shkak mungesa e prokurorëve të çështjes Me vendimin e sotëm të trupës gjykuese me relator Dhimitër Lara e anëtar Daniela Shirka dhe Engert Pëllumbi, rikthehet edhe konfiskimi i pasurive të tij, 3 apartamente dhe 2 dyqane, si dhe 1 milion euro në cash. Pasuritë e konfiskuaraApartament me sipërfaqe 400 m2Apartament me sipërfaqe 400 m2Apartament me sipërfaqe 110.6 m2Dyqan me sipërfaqe 125 m2Dyqan me sipërfaqe 95 m21 mln euro cash, konkretisht: 230.000 euro, 200.000 euro, 50.300 euro, 320.000 euro dhe 200.000 euroOltion Bistri u arrestua më 27 korrik të vitit 2023, dhe qëndroi në qeli deri më 18 nëntor të vitit të kaluar, kur Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar urdhëroi lirimin e menjëhershëm, pasi koha e dënimit rezultoi të ishte shlyer në paraburgim. Oltion Bistri ka qëndruar në qeli afro 2 vjet e 4 muaj burgim, të cilat i llogariten në 3 vjet e 6 muaj. Me dënimin e dhënë, ai do duhet të vuajë afërsisht edhe 3 vjet e 10 muaj të tjerë. Dënimet e ApelitOltion Bistri- 11 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 7 vite e 4 muajEdmond Preka 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 7 vite, burg i sigurisë së lartëBehar Brajovic (Bajri) 13 vite burg me gjykim të shkurtuar zbret në 8.8 vite, burg i sigurisë së lartëAstmer Bilali 8 vite e 6 muaj, 5.8 vite me gjykim te shkurtuar, burg i sigurisë së lartëDosja “Metamorfoza” nxori në dritë lidhjet e biznesmenit të kazinove Pëllumb Gjoka me drejtues policie dhe anëtarë të grupit të Bajrave në Shkodër. Ish-kreu i Operacionales, Oltion Bistri e paralajmëronte Gjokën për kontrollet e policisë dhe e siguronte se kazinoja e tij në Tiranë do të mbetej e paprekur. Dosja zbuloi edhe përfshirjen e ish-drejtuesit të Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita i dënuar në shkallë të parë për nxjerrje të të dhënave sekrete dhe dy episode korrupsioni pasiv. Dosja u nda në disa fraksione me emra të rëndësishëm të botës së krimit, por edhe të biznesit dhe uniformave blu. Apeli i GJKKO i la në fuqi dënimet për Behar Bajri, me 8 vite e 8 muaj burg, Astmer Bilalin me 5 vite e 8 muaj, Edmond Prekën dhe ish prokurorin Xhevahir Lita me 3 vite e 4 muaj burg. Pëllumb Gjoka dhe ish efektivi Ardit Hasanbegaj u dënuan nga shkalla e parë veçmas, respektivisht me 6 dhe 5 vite burg, për sigurim kushtesh për vrasje, në një fraksion tjetër që është duke u gjykuar në Apel. P.J / A.E A.Hl Shqiptarja.com TAG: Metamorfoza oltion bistri apeli i gjkko edmond preka behar bajri astmer bilali Xhevahir Lita Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.9 / 5 (7 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Spaki: 11/11/2026 14:34 Te rujt zoti o spak po ngreje pak doren per kto vrases

Se mire qe i denoni ku lumte por jepi ca vite

Se 7-8 vjet po denoni kto per vjedhje papaqi dhe 2 cigare ashash,

Jo kto qe kane vra e grabit me qindra shqiptare

Kane vra gjysmen e te vrareve ne shqiperi ne bashkepunim

Me niklen tiranen e vloren fierin e tepelenen kto jane top liste

Dhe ju i denoni me gjykim te shkurtuar!!!

Gjykimi i shkurtuar pranohet vetem ne raste ku personat nuk jane perserites dhe jane per vepra me te lehta penale, jo per vrasje trafik droge

E trafik armesh e peng marrje e zhdukje kufome , turp eshte

Sidoqofte ishalla dalin me pas akuza te reja se deri ktu mire keni ju lumte

Se ne pergjithsi dalin rruges tjerat... rendsi ka te jene burg kto plera

Dhe shume tjere qe jane jashte bejne si vipa, te cilet kane vrare dhe jane Kontigjent kriminal te vetquajtur biznesmen gjoja!!! Përgjigju rimi: 11/11/2026 14:24 Ata gjyqtarë që e dënuan dhe e liruan a janë akoma në punë sepse janë paguar për vendimin që morën. Përgjigju Joni: 11/11/2026 13:39 Polic gangsterr me pasuri ministri Përgjigju Sokol: 11/11/2026 13:25 A sa keq! Djali me i mire dhe me i respektuar! e mpleksen plehrat. Shume respekt per kete djale. Shpresoj ta kaloje denimin shpejt dhe te rimare veten sa me shpejt ekonomikisht. Ne kete sistem i miri shkelet me kembe. Respekte Oltjon Bistrit. Përgjigju Siri: 11/11/2026 14:32 Po o Sokolo ke te drejt. Gjynah prz. Ishalla ka mqef nja 2/3 milion tjera qe ti ket kur te dali. Sondazhi i ditës:

3 Nëntor, 11:50

Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 47.5% Veliajn 16.3% Asnjërin 36.2% Vota total: 3373 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?