Lajme Zone
U shiti fishekzjarrë pjesëmarrësve të protestës/ Policia prangos autorin
PolitikëCNA

U shiti fishekzjarrë pjesëmarrësve të protestës/ Policia prangos autorin

Kreu i grupit parlamentar i PS-së Taulant Balla foli për p...

Policia ka finalizuar ditën e sotme operacionin “Fireworks 2”.

Gjatë operacionit është arrestuar në flagrancë një shtetas 32-vjeçar me iniciale D. B., të cilit iu gjetën 47 pako me fishekzjarrë.

Nga verifikimet u gjet se i arrestuari nuk kishte as licencë për shitjen e fishekzjarrëve dhe as dokumentacion shoqërues për blerjen e tyre.

Ky shtetas, nga hetimet, thuhet se këto fishekzjarre ua ka shitur personave të maskuar, pjesëmarrës në tubimin e protestës së ditës së shtunë. "Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Fireworks 2”.

Zbulohet një tjetër banesë ku mbaheshin lëndë piroteknike të kontrabanduara, për t’ua shitur shtetasve të maskuar, autorë të veprimeve të dhunshme gjatë tubimeve.

Arrestohet pronari i banesës ku u gjetën 47 pako me fishekzjarre, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, me qëllim identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që furnizojnë pjesëmarrës në tubimet e fundit, me sende të kundërligjshme, me qëllim kryerjen e veprimeve të dhunshme kundër punonjësve të Policisë, si dhe kundër objekteve publike dhe private, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin e koduar “Fireworks 2”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi D. B., 32 vjeç.

Nga kontrolli në banesën e tij, në rrugën “Zela”, u gjetën 47 pako me fishekzjarre.

Nga verifikimet rezultoi se 32-vjeçari nuk ishte i pajisur as me licencë për shitjen e tyre dhe as me dokumentacionin shoqërues të blerjes.

Ndërkaq, nga hetimet dyshohet se ky shtetas iu ka shitur shtetasve të maskuar, pjesëmarrës në tubimin e ditës së shtunë, lëndë piroteknike, për përdorim për veprime të dhunshme.

Hetimi vijon për të dokumentuar rrethanat e rastit, si dhe për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale shtetas në tjerë të mund të jenë përfshirë në të.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.", njofton Policia e Tiranës./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.