Lajme Zone
SportABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

U rrëzua në zonën malore mbi Kalanë e Lezhës/ Policia dhe urgjenca ndërhyjnë, shpëtohet 71-vjeçari


Një 71-vjeçar është shpëtuar nga shërbimet e Policisë dhe ekipi i urgjencës mjekësore, pasi u dëmtua në një zonë malore mbi Kalanë e Lezhës.

Një 71-vjeçar është shpëtuar nga shërbimet e Policisë dhe ekipi i urgjencës mjekësore, pasi u dëmtua në një zonë malore mbi Kalanë e Lezhës.

Sipas njoftimit, menjëherë pas marrjes së informacionit se një i moshuar kishte mbetur i lënduar në terren të vështirë, shërbimet e Policisë së Lezhës, në bashkëpunim me ekipin e urgjencës së Spitalit Rajonal të Lezhës, u nisën drejt vendngjarjes.

Dyshohet se 71-vjeçari, i cili ishte duke ruajtur bagëtitë në mal, ishte rrëzuar dhe kishte pësuar dëmtime që i pamundësonin lëvizjen. Pas mbërritjes në vendngjarje, efektivët e Policisë dhe personeli mjekësor bënë të mundur transportimin e tij drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku mori ndihmën e parë.

Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe nevojës për trajtim më të specializuar, 71-vjeçari u transferua më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet Lezhë