Lajme Zone
U rrëzua disa ditë më parë nga një skelë në Sarandë kur po lyente fasadën e një objekti, ndërron jetë te ‘Trauma’ 53-vjeçari (EMRI)
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

U rrëzua disa ditë më parë nga një skelë në Sarandë kur po lyente fasadën e një objekti, ndërron jetë te ‘Trauma’ 53-vjeçari (EMRI)

Ai ndodhej prej disa ditësh në gjendje kome dhe nën kujdesin e mjekëve, por pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën, 53-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, 53 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë. 53-vjeçari ishte në gjendje të rëndë shëndetësore pas aksidentit të ndodhur mesditën e 29 shtatorit, kur u rrëzua nga një skelë teksa po punonte për lyerjen e fasadës së një banese. LEXO edhe...Si u themeluan Orikumi dhe Finiqi nga hebrenj të ardhur nga Jerusalemi? Ngjarja ndodhi në rrugën “Mit’hat Hoxha”, në lagjen nr. 4 të Sarandës. Pas rrëzimit, Kapetani pësoi dëmtime të rënda dhe, për shkak të gjendjes kritike, u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Ai ndodhej në gjendje kome dhe nën kujdesin e mjekëve, por pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën, 53-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Ngjarja e rëndë kishte ndodhur ndërsa Kapetani po kryente punime në fasadën e një banese në Sarandë. R.Xh/ReportTv.al Andon Kapetani sarande Vlore aksident viktima Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.1% Jo 22.1% Nuk e di 6.9% Vota total: 3356 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?