Lajme Zone
‘U rrëmbye një vajzë’, Policia rrëzon dezinformimet në rrjet: U arrestua protestues, qëllonte me zare metalike! S’ka dhunë me shufra hekuri, iu kapën protestuesve
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

‘U rrëmbye një vajzë’, Policia rrëzon dezinformimet në rrjet: U arrestua protestues, qëllonte me zare metalike! S’ka dhunë me shufra hekuri, iu kapën protestuesve

Policia e Tiranës sqaron se personi i futur me forcë në një furgon të bardhë u shoqërua nga Policia Kriminale, pasi dyshohet se sulmonte efektivët me zare metalikë. Kavot metalike, sipas saj, iu sekuestruan 4 protestuesve të maskuar. Policia mohon dorëheqjet dhe urdhrat për dhunë ndaj të shoqëruarve.

Policia e Tiranës ka reaguar për disa video dhe pretendime të përhapura në rrjetet sociale gjatë protestës së 15 tetorit, duke sqaruar disa episode që janë denoncuar si raste dhune ndaj protestuesve. Policia i cilëson këto pretendime dashakeqe, që synojnë të krijojnë një klimë konfliktuale mes saj dhe qytetarëve. Për personin e arrestuar në një furgon të bardhë, video e cila qarkulloi gjerësisht në rrjet me pretendimin se po rrëmbehej një vajzë, policia sqaron se bëhet fjalë për një protestues që drejtonte aktet e dhunës në tubime. Sipas Policisë, shoqërimi është kryer nga efektivë të Policisë Kriminale, pasi dyshohet se personi drejtonte protestuesit dhe godiste me zare metalikë efektivët dhe institucionet shtetërore. “Në lidhje me disa video të publikuara në rrjetet sociale, ku pretendohet se disa civilë kanë shoqëruar me forcë një shtetase, Policia e Tiranës sqaron se personi i shoqëruar është mashkull dhe jo femër. Shoqërimi është kryer nga punonjës të Policisë Kriminale, në kuadër të veprimeve të ndërmarra për identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar për përfshirje në veprimet e kundërligjshme gjatë protestës, pasi dyshohet se ky shtetas drejtonte tubuesit dhe gjuante me zare metalikë punonjësit e Policisë dhe institucionet”, sqaron Policia. LEXO EDHE:Protesta/ Forcat Operacionale nisin me shoqërimet, protestuesit e maskuar marshim drejt Ministrisë së Arsimit (VIDEO) Share Për kavot metalike me shufra hekuri, që në rrjetet sociale pretendohet se janë përdorur nga efektivët në vend të shkopinjve të gomës, Policia thotë se ato u janë sekuestruar katër të rinjve të maskuar, të cilët po shkonin në protestë për të goditur protestuesit. “Gjithashtu, në lidhje me pretendimet e publikuara në rrjetet sociale se punonjësit e Policisë kanë përdorur kavo metalike, Policia e Tiranës bën me dije se kavot e publikuara në media u janë kapur paraditen e datës 15.10.2026 katër të rinjve të maskuar, të cilët po shkonin në protestë për të goditur protestuesit. Policia e Tiranës nuk përdor të tilla mjete, pasi llojet e mjeteve që përdor janë të standardizuara me ligj dhe procedura standarde”, sqaron Policia. Pretendimet e postuara në rrjetet socialeNdërkohë, për shumë pretendime që po qarkullojnë në rrjet se policët kanë dhënë dorëheqjen se nuk duan të zbatojnë urdhrat për të dhunuar protestuesit, Policia i mohon ato, duke sqaruar gjithashtu se nuk ka asnjë urdhër për ushtrimin e dhunës ndaj personave të shoqëruar. Ajo thekson se në protestën e 15 tetorit janë lënduar 22 efektivë. “Policia e Tiranës shpreh keqardhjen për përhapjen e këtyre lajmeve dashakeqe, me qëllim krijimin e një klime konfliktuale mes Policisë dhe protestuesve. Policia e Tiranës respekton dhe garanton të drejtën për të protestuar paqësisht dhe u bën apel pjesëmarrësve në tubime të distancohen nga personat e dhunshëm dhe të maskuar, të cilët po sulmojnë punonjësit e Policisë, institucionet shtetërore dhe pronën publike e private”, thotë Policia. Për aktin e dhunës në Qytetin Studenti ku protestues të maskuar sulmuan konviktet e vajzave, Policia sqaron se një grup protestuesish të maskuar kanë thyer dyert dhe xhamat e godinave të konvikteve mbrëmjen e 15 tetorit dhe po vijon puna për identifikimin e tyre. Share P.J/SI.E./Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise policia e tiranes Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 17% Jo 79.5% Disi 3.5% Vota total: 1942 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?