Lajme Zone
U plagos sot në Shkodër pranë shtëpisë së tij/ Kush është Vladimir Bruçi, u dhunua dy vite më parë nga 6 persona për një vend parkimi
BotëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

U plagos sot në Shkodër pranë shtëpisë së tij/ Kush është Vladimir Bruçi, u dhunua dy vite më parë nga 6 persona për një vend parkimi

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në lagjen Rus të Shkodrës, aty ku mbeti i plagosur Vladimir Bruçi.

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në lagjen Rus të Shkodrës, aty ku mbeti i plagosur Vladimir Bruçi. Bruçi është një emër i njohur për Policinë.

Në 3 qershor të vitit 2024, ai është dhunuar me sende të forta në po të njëjtën lagje nga 6 persona, pas një konflikti për një vend parkimi. Plagosja e 62-vjeçarit në Shkodër/ Zbardhet ngjarja, 6 persona e dhunuan me sende të forta pas sherrit për vendparkimin e mjeteve

Aktualitet Për këtë ngjarje, Gjykata e Shkodrës la në atë kohë në burg tre persona. Konkretisht Izmir Sakica u dënua me 4 vite burg, që me gjykim të shkurtuar i shkon 2 vite e 8 muaj burg, Samuel Troshani u dënua me 16 muaj burg, dhe Arlind Kajoshi me 16 muaj burg. Dhunimi me sende të forta i Vladimir Bruçit në Shkodër, Gjykata dënon me burg tre autorët

Aktualitet Ndërkohë, i biri i Vladimir Bruçit, Alban Bruçi, rreth tre muaj pasi i dhunuan të ati, qëlloi katër herë me armë zjarri drejt makinës së Arlind Kajoshit, një nga personat e dënuar me burg për dhunën ndaj Vladimir Bruçit. EMRAT/ U qëllua me armë drejt një automjeti, zbardhet ngjarja në Shkodër, shkak konfliktet e mëparshme

Aktualitet Top Channel