Lajme Zone
U plagos në sy gjatë protestës, Rama për 28-vjeçarin nga Elbasani: U kujdesa personalisht për kurimin e tij në Itali! Akuzon nxitësit e dhunës: Ju ia mbyllët dritën e syrit (VIDEO)
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

U plagos në sy gjatë protestës, Rama për 28-vjeçarin nga Elbasani: U kujdesa personalisht për kurimin e tij në Itali! Akuzon nxitësit e dhunës: Ju ia mbyllët dritën e syrit (VIDEO)

Kryeministri thotë se ka siguruar trajtimin e Erion Vishkullit në një spital në Itali dhe transportin e tij me avion mjekësor. Ai akuzon nxitësit e dhunës se po e përdorin plagosjen e të riut për të nxitur përplasje të tjera.

Plagosja në sy e 28-vjeçarit Erion Vishkulli gjatë protestës së të shtunës në Tiranë ka sjellë një reagim të kryeministrit Edi Rama, i cili deklaron se është kujdesur personalisht për trajtimin e tij në Itali dhe transportin me avion mjekësor. Rama shpreh keqardhje për të riun, por njëkohësisht akuzon ata që qëndrojnë pas dhunës në protesta se po e përdorin plagosjen për të nxitur përplasje të tjera. “Ju jeni errësira që ia mbylli dritën e syrit atij djali”, shkroi kryeministri nw njw postim nw X duke i cilësuar protestat e dhunshme si të rrezikshme edhe për vetë pjesëmarrësit. Reagimi i plotë i Ramës: “Pjesëmarrja në protesta të dhunshme është padyshim e rrezikshme edhe për vetë autorët e dhunës dhe ata që qëndrojnë pranë tyre, aq më tepër kur tashmë dihet në mbarë botën se pas këtyre protestave qëndron dora e një maniaku të çmendur, me një biografi të pasur me zjarrvënie dhe gjakderdhje. LEXO EDHE:Kreshnik Spahiu: Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij? Më vjen shumë keq sa herë që dikush lëndohet fizikisht, qoftë edhe një protestues i dhunshëm, por si mund të shmanget çdo plagosje e mundshme nëse dhuna dikton natyrën e një proteste?! Kjo është një pyetje retorike dhe plagosja e djalit nga Elbasani duhet të jetë një kambanë alarmi për të gjithë, por mbi të gjitha për nxitësit e dhunës që bëjnë propagandë nga ekranet e televizioneve të korruptuara dhe nga pasqyrat e tyre sociale apo, edhe më keq, që paguajnë për të përdorur si mish për top individë të çdo lloji, nga kriminelët te të rinjtë e paditur, madje edhe fëmijë të mitur. Meqë jam kujdesur personalisht që mbrëmë për sigurimin e trajtimit të djalit në spitalin më të mirë të Italisë, si edhe për transportin e tij me një avion mjekësor, u them të gjithë atyre që po e keqpërdorin egërsisht syrin e tij të plagosur për të nxitur më tej dhunën: Ju jeni errësira që ia mbylli dritën e syrit atij djali! Ju jeni gishtat dhe thonjtë e dorës së mallkuar që e ka përndjekur Shqipërinë që nga viti 1912, duke ia mbyllur sytë sa herë që ky vend sheh dritë! Por këtë herë jeni të humbur, sepse drita e Shqipërisë sot është shumë më e madhe se errësira dhe ju jeni gjithnjë e më pak, prandaj po i drejtoheni dhunës, djegieve dhe shkatërrimit me urrejtjen e pashtershme të asaj dore, por duke u kujtuar shqiptarëve më mirë se kurrë se kush jeni. Dhe shqiptarët nuk do t'ju falin. Prisni e shikoni!” 28-vjeçari, i cili u dëmtua në syrin e majtë në Sheshin Skënderbej, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në Spitalin e Traumës dhe pritet të dërgohet në Romë për një operacion të dytë. Mjekët kanë bërë të ditur se gjendja e tij është disi më e stabilizuar, por ende nuk mund të përcaktohet nëse ka humbur shikimin. U.D/E.H/Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise edi rama Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.6% Jo 78.5% Disi 2.9% Vota total: 14584 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?