Lajme Zone
U plagos në sy gjatë protestës, Eva Pango del nga Spitali i Traumës: Më e motivuar se kurrë! Është e jona Shqipëria!
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

U plagos në sy gjatë protestës, Eva Pango del nga Spitali i Traumës: Më e motivuar se kurrë! Është e jona Shqipëria!

Aktivistja Eva Pango, e cila mbeti e plagosur në sy nga një predhë gazi lotsjellës gjatë protestës studentore në Tiranë, ka lënë Spitalin e Traumës pas trajtimit mjekësor.

Aktivistja Eva Pango, e cila mbeti e plagosur në sy nga një predhë gazi lotsjellës gjatë protestës studentore në Tiranë, ka lënë Spitalin e Traumës pas trajtimit mjekësor. Pas daljes nga spitali, Pango ka përcjellë një mesazh për qytetarët, duke falënderuar personelin mjekësor për kujdesin e treguar dhe duke theksuar se përvoja e vështirë nuk e ka zbehur vendosmërinë e saj për të vijuar protestën. Pavarësisht plagosjes, aktivistja u shpreh se po largohej nga spitali më e motivuar se më parë, ndërsa e mbylli mesazhin duke kënduar sloganin e protestuesve: “Është e jona Shqipëria!”. “Ju përshëndes të gjithëve nga Spitali i Traumës në Tiranë, të cilin po e lë me përshtypjet më të mira, jo për eksperiencën që kalova unë, që mos e kaloftë njeri, por për kujdesin që pata”, u shpreh Pango. Ajo theksoi se përjetime të tilla, sado të vështira, duhet t’i bëjnë qytetarët më të fortë dhe më të vendosur. “Sinqerisht, mos e provoftë njeri, por këto eksperienca duhet të na bëjnë më të fortë, më të vendosur dhe më të motivuar. Dhe mund ta them me siguri që më e motivuar po dal sesa hyra”, deklaroi aktivistja. View this post on Instagram A post shared by TRAKT.AL (@trakt.al) © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb