Një aksident rrugor u regjistrua në aksin Elbasan-Peqin, në zonën e Përparimit. Sipas informacioneve paraprake, një kamionçinë është përplasur me një autobus, ndërsa përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në të dyja mjetet. Aksidenti ka shkaktuar frikë dhe panik tek pasagjerët. Të cilët pas përplasjes kanë dalë menjëherë në rrugë. Siç shihet nga pamjet, kamionçina përfi në kanal. Ndërsa ambulanca ndodhet në vendin e ngjarjes. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa pritet që të zbardhen rrethanat dhe dinamika e aksidentit. Autoritetet kanë nisur veprimet për përcaktimin e shkaqeve të përplasjes. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: elbasan-peqin
