Autoritetet greke vijojnë kërkimet për Alket Rizain për të katërtën ditë. Alket Rizai ishte me leje shpërblyese që prej datës 7 shtator dhe duhej të rikthehej në burgun e Domokos mëngjesin e 14 shtatorit hëne, por ai nuk u paraqit, duke u shpallur kështu zyrtarisht nga autoritetet greke si i arratisur. Që nga viti 2021, Rizai kishte marrë plot 16 leje për të dalë nga burgu. Gjatë lejes së fundit Rizai u përfshi në një incident të armatosur jashtë një lokali plazhi në Saronida dhe që prej asaj dite nuk ka asnjë gjurmë të tij. LEXO edhe...Prej tre ditësh i arratisur, autoritetet vijojnë kërkimet për shqiptarin Alket Rizain: Po kryejmë kontrolle në të gjithë Greqinë Sipas mediave greke, një ekip oficerësh policie po përpiqen të gjejnë vendstrehimin e Rizait, por deri më tani kërkimet nuk kanë pasur rezultat. Ndërsa ditët kalojnë, skenari se Rizai, i njohur për marrëdhënien e tij të ngushtë me Vasilis Paleokostas, ka kaluar në Shqipëri po forcohet. Informacioni që ka mbërritur në Policinë Helene raporton se gjurma e fundit e Rizait ndodhet në Greqinë Veriore, nga ku ai ndoshta do të kishte kaluar drejt Shqipërisë në mënyrë të paligjshme. Kjo nuk mund të merret si e mirëqenë, por tani është një mundësi që po merr gjithnjë e më shumë peshë, sipas autoriteteve greke. Alket Rizai po përballet me një akuzë të re, në një kohë kur lirimi i tij nga burgu ishte shumë afër. Në pesë vitet e fundit, ai kishte marrë 16 leje për t’u larguar nga qelia. Në të njëjtën kohë, policia greke po kërkon edhe një afgan, i cili ishte ai që qëlloi dhe plagosi 2 qytetarët në vendngjarje, në incidentin ku u përfshi edhe Rizai. Ky person duket se ka lidhje me biznesin jashtë të cilit ndodhi konflikti i përgjakshëm. R.Xh/ReportTv.al alket rizai greqi arme zjarri arratisje nga burgu Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.7% Të gabuar 89.2% Nuk e di 5% Vota total: 2350 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?
