Rozalinda Plaka ka dhënë dëshminë e saj pas ngjarjes së rëndë, ku ish-partneri Refiti Buzi, vrau me armë zjarri prindërit e saj, Kosta dhe Belere Plaka. 24-vjeçarja ka dëshmuar para efektivëve të Policisë së Fierit, në prani të psikologes, se lidhja e saj me Refiti Buzin kishte nisur në vitin 2020, kur ata kishin shpallur fejesën dhe kishin krijuar marrëdhënie familjare. Sipas dëshmisë së saj, lidhja ka vijuar deri në vitin 2024, kur Rozalinda ka kërkuar të ndahet. LEXO edhe...U mor peng nga ish-burri, rrëfehet për Report Tv polici që liroi Rozalinda Plakën: Buzi kërkoi vetë të afrohesha, i paarmatosur! Më tha jo më shumë se 2 metra ose do të vetëvritej (VIDEO) Ajo ka deklaruar se arsyeja e ndarjes ka qenë jeta e çrregullt e ish-partnerit, mungesa e përkushtimit ndaj lidhjes, si dhe fakti që ai kishte qëndruar në burg jashtë vendit. Në lidhje me ngjarjen, Rozalinda ka treguar se ka qenë duke fjetur në dhomën e saj, ndërsa prindërit ndodheshin në dhomën e tyre. Ajo ka dëgjuar një zhurmë të fortë dhe ka dalë në korridor për të parë se çfarë kishte ndodhur. Sipas dëshmisë së saj, në korridor ka parë ish-partnerin, Refiti Buzi, me një armë në dorë, ndërsa babai i saj, Kosta Plaka, ndodhej i shtrirë përmbys në hyrje të dhomës, i mbuluar në gjak. "Në vitin 2020 kemi shpallur fejesën dhe kemi krijuar hyrje-dalje familjare. Lidhja jonë ka vazhduar deri në vitin 2024, kohë në të cilën unë kam kërkuar të ndahem prej tij, por Refiti nuk ka pranuar. Arsyeja ishte se ai bënte një jetë të çrregullt, nuk ishte i përqendruar te lidhja jonë, kishte qenë jashtë shtetit në burg dhe të gjitha këto nuk më përshtateshin mua. Këto gjëra i dinin edhe prindërit e mi, të cilët nuk kanë qenë dakord me këtë lidhje që në fillim. Në lidhje me ngjarjen e ndodhur, dua të tregoj se kam qenë duke fjetur gjumë në dhomën time, ndërsa prindërit e mi ndodheshin në dhomën e tyre. Kam dëgjuar një zhurmë të fortë, që m'u duk si krismë arme, dhe dola në korridor për të parë se çfarë kishte ndodhur. Kur dola, pashë shtetasin Refit Buzi në korridor, me një armë të gjatë, si ato të gjahut, në dorë. Po ashtu pashë babanë tim, Kosta Plaka, të shtrirë përmbys pranë hyrjes së dhomës, i mbuluar me gjak. Unë i kapa armën dhe po e mbaja, por Refiti bërtiste: '...do t'ju vras të gjithëve...'. Më shtyu, më goditi me grusht, theu derën e dhomës sime dhe aty u plagosa nga copat e xhamit në trup. Më mori me forcë dhe më hipi në makinë. Momentin nga kur më mori me forcë nga shtëpia deri sa hipa në makinë nuk e kujtoj, sepse kam qenë shumë e tronditur. Ai komunikonte në telefon me punonjës policie, të cilët i kërkonin të dorëzohej, por Refiti u thoshte: '...nuk i bëj asgjë gocës, po e mbaj për vetëmbrojtje, do vras veten'." Rozalinda Plaka u mbajt peng për disa orë nga autori, Refit Buzi, dhe u lirua vetëm pasi ai iu dorëzua shefit të Stacionit të Policisë së Roskovecit, Mariglen Koroveshaj. Krimi ndodhi mëngjesin e së premtes në fshatin Vidhishtë të Roskovecit. Refit (Nertil) Buzi vrau me armë gjahu Kosta dhe Bejlere Plakën, prindërit e ish-të fejuarës së tij, dhe më pas mori peng 24-vjeçaren. Pas lirimit të saj, ai qëndroi për disa orë i rrethuar nga forcat speciale RENEA në zonën e Kurjanit, ku në fund vrau veten me armë zjarri. Ndërkohë Shefi i Stacionit të Policisë së Roskovecit, Mariglen Koroveshaj, tregoi këtë të hënë për Report Tv se Buzi kishte kërkuar të negocionte vetëm me të dhe kishte vendosur si kusht që ai t'i afrohej i vetëm dhe pa armë. Sipas tij, pas lirimit të Rozalindës, 24-vjeçarja ishte në gjendje të rënduar fizike dhe psikologjike dhe u largua nga zona e rrezikut, ndërsa negociatat me autorin vijuan deri në momentin kur ai vrau veten. U.D/ReportTv.al Fier Roskovec Refit Buzi Rozalinda Plaka Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.1% Jo 29.9% Nuk e di 6.9% Vota total: 5430 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

