Evanthi Pango, protestuesja e cila u lëndua në protestën e dhunshme të 15 tetorit, ka lënë Spitalin e Traumës. Ajo ka ndarë një video në rrjetet sociale ku uron që askush mos të përjetojë një ngjarje të tillë. Megjithatë, aktivistja e sheh pozitivisht këtë situatë pasi thotë se e ka motivuar më shumë dhe e ka bërë më të vendosur. LEXO edhe...Protestuesi i maskuar hedh fishekzjarre, ia drejton Kryesisë së Kuvendit (VIDEO) “Ju përshëndes nga Spitali i Traumës. Po e lë me përshtypjet më të mira jo për eksperiencën që kalova unë se mos e kaloftë njeri, por për kujdesin që pata. Sinqerisht, mos e provoftë njeri, por këto eksperienca duhet të na bëjnë më të fortë e të vendosur dhe më të motivuar. Mund ta them me plot siguri, më e motivuar po dal sesa hyra. Ju dua shumë!”, thotë Pango. Evanthi Pango u lëndua në kokë 10 ditë më parë, me një bombol të dyshuar gazi të përdorur nga policia. E reja u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës, me gjakderdhje të madhe. P.J/E.H/ReportTv.al spitali i traumes protestat kunder qeverise Evanthi Pango Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.6% Jo 78.6% Disi 2.9% Vota total: 14914 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
