Lajme Zone
U la porositë për sezonin e ri politik, Rama takohet sot me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve te Vila e Kuqe! Më 14 shtator pritet Asambleja e PS
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

U la porositë për sezonin e ri politik, Rama takohet sot me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve te Vila e Kuqe! Më 14 shtator pritet Asambleja e PS

Kjo mbledhje do të përqendrohet te porositë e lëna nga kryeministri lidhur me takimin e së premtes, 28 gusht, ku u diskutua detajimi i programit të sezonit të ri, duke nisur nga kalendarizimi i Pranisë Besnike në çdo territor, te hartimi i ndryshimeve ligjore për PasqyrAlbania.

Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur te Vila e Kuqe në Tiranë ku do të mbahet mbledhja me drejtuesit politikë dhe ministrat e zv.ministrat që janë të deleguar në njësi ose deputetë. Kjo mbledhje do të përqendrohet te porositë e lëna nga kryeministri lidhur me takimin e së premtes, 28 gusht, ku u diskutua detajimi i programit të sezonit të ri, duke nisur nga kalendarizimi i Pranisë Besnike në çdo territor, te hartimi i ndryshimeve ligjore për PasqyrAlbania. Ndërkohë në orën 09:30 nisi edhe mbledhja e parë e qeverisë për këtë sezon, gjatë së cilës u mësua se ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, ka dhënë dorëheqjen pas thuajse një viti në këtë detyrë. LEXO EDHE:Mbledhja me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin te Vila e Kuqe (VIDEO) Platforma PasqyrAlbania, e cila është sërish temë diskutimi, u prezantua në takimet dyditore me dyer të mbyllura në Pogradec ku Rama kërkoi që problematikat e qytetarëve të vendosen në qendër të axhendës. Platforma do të funksionojë me mekanizmat ‘Flamingo Albania’ dhe ‘Radar’ ku te njëra grumbullohen, kurse te tjetra ndiqen ankesat e qytetarëve. Të enjten, kryeministri Rama mbledh grupin e Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave në orën 10:00. Ndërkohë pritet që me gjasë mbledhja e Asamblesë së PS të mbahet më 14 shtator, por kjo pritet të shihet në takimin e nesërm. Lajm në përditësim... Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 13:04 Mbledhja me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin te Vila e Kuqe (VIDEO) Kryeministri Rama sapo ka mbërritur te Vila e Kuqe ku do të mbahet mbledhja me drejtuesit politikë dhe ministrat e zv.ministrat që janë të deleguar në njësi ose deputetë. P.J/Shqiptarja.com Share P.J/Shqiptarja.com TAG: edi rama Tirane Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

30 Gusht, 11:16

Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 29.2% Drejtësia 67.3% Nuk e di 3.5% Vota total: 3735 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Gusht, 11:16 Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?