Lajme Zone
U la në burg nga GJKKO pas arrestimit/ Ergys Agasi do të dërgohet në paraburgimin e Bradasheshit
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

U la në burg nga GJKKO pas arrestimit/ Ergys Agasi do të dërgohet në paraburgimin e Bradasheshit

Ergys Agasi do të dërgohet në paraburgimin e Bradasheshit, pas vendimit të autoriteteve për masën e sigurisë ndaj tij.

Ergys Agasi do të dërgohet në paraburgimin e Bradasheshit, pas vendimit të autoriteteve për masën e sigurisë ndaj tij. Agasi do të transferohet dhe do të mbahet në ambientet e paraburgimit të Bradasheshit, ku do të vijojë qëndrimin e tij nën masën e sigurisë të caktuar nga gjykata. Kujtojmë se një ditë më parë Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Ergys Agasin, i arrestuar më 26 gusht pas disa muajsh në arrati. Ai ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për aferat e dyshuara që lidhen me AKSHI-n. Ndaj Agasit, Prokuroria e Posaçme ka ngritur disa akuza, mes tyre “grup kriminal”, “pastrim parash”, “shkelje e barazisë në tendera”, “konkurrencë e paligjshme” dhe “heqje e paligjshme e lirisë”. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: arrestim burg Ergys Agasi