Lajme Zone
U kapën duke trafikuar 5 kg drogë drejt Durrësit, 2 të arrestuarit nën vëzhgim nga Antidroga! Kokaina e heronia kapnin vlerën 500 mijë euro në treg
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

U kapën duke trafikuar 5 kg drogë drejt Durrësit, 2 të arrestuarit nën vëzhgim nga Antidroga! Kokaina e heronia kapnin vlerën 500 mijë euro në treg

Sasia e sekuestruar konsiderohet ndër sasitë më të mëdha të drogave të forta të sekuestruara nga Policia e Tiranës në kuadër të operacioneve kundër narkotikëve.

Mirland Herri dhe Luftim Hoxha janë mbajtur prej disa ditësh nën vëzhgim nga Antidroga e Policisë së Tiranës, e cila ka përdorur metoda speciale të hetimit për dokumentimin e aktivitetit të dyshuar kriminal. Në kuadër të operacionit “Drejtimi”, gjatë ndërhyrjes janë sekuestruar rreth 5 kilogramë lëndë narkotike, konkretisht 3 kilogramë kokainë dhe 2 kilogramë heroinë. LEXO edhe...Arrestohet në Milano reperi italian, Tony Boy del në transmetim ‘live’ kur policia i hyn në shtëpi! Efektivët gjejnë drogë e armë (VIDEO) Sipas përllogaritjeve paraprake, nëse kjo sasi do të hidhej në treg dhe do të shpërndahej në doza, vlera e saj do të përllogaritej në mbi 500 mijë euro. Sasia e sekuestruar konsiderohet ndër sasitë më të mëdha të drogave të forta të sekuestruara nga Policia e Tiranës në kuadër të operacioneve kundër narkotikëve. Hetimet vijojnë për të dokumentuar të plotë aktivitetin e dyshuar dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/ReportTv.al Mirland Herri Tirane droge kokaine Luftim Hoxha Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 61.9% Keq 29.8% Nuk e di 8.3% Vota total: 1030 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?