Lajme Zone
U kap në makinë me Ergys Agasin, ish-efektivi Shpataraku sot në GJKKO! I sekuestrohet arsenali me pistoleta e shotgun, i hiqet leja e armës
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

U kap në makinë me Ergys Agasin, ish-efektivi Shpataraku sot në GJKKO! I sekuestrohet arsenali me pistoleta e shotgun, i hiqet leja e armës

TIRANË- Ish-efektivi Uljan Shpataraku, që u kap në makinë me biznesmenin Ergys Agasi del sot në GJKKO për masë sigurie. Shpataraku u arrestua në flagrancë për përkrahje të autorit të krimit, pasi rezultoi se po drejtonte mjetin tip ‘Audi’, me të cilin po lëvizte edhe Agasi, i shpallur në kërkim prej 8 muajsh me urdhër të SPAK për dosjen me abuzimet me tenderët te AKSHI. Seanca pritet të nisë në or

TIRANË- Ish-efektivi Uljan Shpataraku, që u kap në makinë me biznesmenin Ergys Agasi del sot në GJKKO për masë sigurie. Shpataraku u arrestua në flagrancë për përkrahje të autorit të krimit, pasi rezultoi se po drejtonte mjetin tip ‘Audi’, me të cilin po lëvizte edhe Agasi, i shpallur në kërkim prej 8 muajsh me urdhër të SPAK për dosjen me abuzimet me tenderët te AKSHI. Seanca pritet të nisë në orën 11:00, ku prokuroria pritet të paraqesë kërkesën për masën e sigurimit ndaj Shpatarakut. Ndërkohë, burime për gazetarin e Report Tv Sokol Dema bëjnë me dije se Shpatarakut iu hoq edhe leja e armës si edhe iu mor arsenali që mbante në banesë. Uljan Shpataraku, u përjashtua nga Policia e Shtetit disa javë më parë, ndërsa ndaj tij nisën procedurat edhe për heqjen e lejes së armës që zotëronte për shkak të funksionit. LEXO edhe...DOSJA AKSHI/ U la në burg nga GJKKO, Ergys Agasi dërgohet në paraburgimin e Bradasheshit Gjatë procedurave u zbulua se ish-zyrtari i lartë policor, i njohur si krahu i djathtë i ish-kryepolicit Ilir Proda, mbante gjithashtu me leje një arsenal armësh private në banesë. Bëhet fjalë për 3 pistoleta, 2 shotgun dhe 2 pushkë, të cilat i janë sekuestruar. Po ashtu, për Shpatarakun ka indicie se ka pasur precedent penal në të kaluarën jashtë vendit, të cilin nuk e ka deklaruar, por që kërkon një hetim të thelluar nga autoritetet. Në foto, armët e sekuestruara, sfondi i përpunuar me AI-------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Lajmi në përditësim.... SI.E./ReportTv.al uljan shpataraku ergys agasi GJKKO spak dosja akshi Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.3% Keq 34.9% Nuk e di 12.8% Vota total: 5137 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?