Foto ilustruese Sipas policisë, gruaja po fillonte të merrej në pyetje në praninë e avokatit mbrojtës, kur gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua. Efektivët kërkuan ndërhyrjen e urgjencës mjekësore, e cila i dha ndihmën e parë dhe më pas e transportoi në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një grua e ndaluar për trafik droge ka humbur jetën pasi shfaqi probleme shëndetësore gjatë procedurave të marrjes në pyetje në ambientet e policisë në Prizren.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, ditën e djeshme rreth orës 18:00, autoritetet kufitare ndaluan në pikën e Vërmicës një automjet BMW me targa vendase, ku udhëtonin një burrë dhe një grua, të dy shtetas të Kosovës.
Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti dhe sekuestroi 105.7 gramë substancë të dyshuar kokainë, dy fishekë të kalibrit 9×19 mm dhe dy telefona celularë.
Pas këtij zbulimi, me urdhër të prokurorit kompetent, policia kontrolloi edhe banesën e burrit, ku sekuestroi një pajisje për identifikimin e GPS-ve dhe kamerave.
Sipas policisë, gruaja po fillonte të merrej në pyetje në praninë e avokatit mbrojtës, kur gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua. Efektivët kërkuan ndërhyrjen e urgjencës mjekësore, e cila i dha ndihmën e parë dhe më pas e transportoi në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, gruaja ndërroi jetë rreth orës 01:30 të datës 16 nëntor.
Policia e Kosovës njoftoi se trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekspertizë, ndërsa autoritetet nuk kanë përcaktuar ende shkakun e vdekjes. Ndërkohë, policia ka ndaluar për 48 orë burrin që udhëtonte me viktimën.
Në hetimin e rrethanave të ngjarjes janë përfshirë Inspektorati Policor i Kosovës, hetuesit rajonalë, njësitë e forenzikës dhe prokurori kompetent.
Përfshirja e Inspektoratit Policor synon të sqarojë edhe veprimet e punonjësve të policisë gjatë kohës që gruaja ndodhej në ambientet e tyre.
"E dyshuara femër kosovare përderisa ka qenë duke filluar intervistimi me prezencë të avokatit mbrojtës, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, ku edhe është kërkuar ndihma emergjente nga Spitali i Përgjithshëm Rajonal në Prizren. Pas ofrimit të ndihmës së parë mjekësore në vend, nga emergjenca ajo është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm për trajtim të mëtejshëm mjekësor, ku nga mjekët kompetentë, rreth orës 01:30, Policia është informuar se personi në fjalë ka ndërruar jetë.
Gjatë kontrollit të veturës janë gjetur dhe konfiskuar 105.7 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, dy fishekë të kalibrit 9×19 mm, dhe dy telefona celularë. Personat e dyshuar janë të njohur për Policinë, ku me urdhër të prokurorit kompetent është bastisur shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar, me ç‘rast është gjetur dhe është konfiskuar një detektor për identifikimin e GPS dhe kamerave.
Të gjitha njësitë kompetente policore, përfshirë Hetuesinë dhe Forenzikën kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet fillestare hetimore për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.policia e kosovës Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kosova Aksion antidrogë në Kosovë/ Arrestohet ish-ministri Astrit Haraqija, sekuestrohen kokainë dhe pasuri me vlerë 301 mijë euro 15 Nëntor 2026, 16:4016:40Kosova Kosova përgatit planin për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, strategjia mbahet sekret 15 Nëntor 2026, 16:1516:15Kosova “Gogoli” që mund t’ia hapë Kosovës dyert e Evropës 15 Nëntor 2026, 13:4813:48Kosova Vuçiç e pranon: Nuk mund të hyj në Kosovë pa lejen e Albin Kurtit 15 Nëntor 2026, 12:3312:33Kosova Pse Beogradi lejoi arratisjen e banditëve që terrorizuan Kosovën? 14 Nëntor 2026, 14:3314:33Kosova Baton Haxhiu, Jovica Stanishiq dhe dosja e vitit 1998; çfarë fshihet pas takimeve me Mahmut Bakallin? 14 Nëntor 2026, 11:3011:30Kosova

