Lajme Zone
U godit nga polici në protestë, 21-vjeçari me dëmtime në shtyllën kurrizore! Stabilizohet gjendja e tij shëndetësore
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

U godit nga polici në protestë, 21-vjeçari me dëmtime në shtyllën kurrizore! Stabilizohet gjendja e tij shëndetësore

Në një lidhje telefonike me Report Tv familjaria e tij u shpreh se 21-vjeçari Skana tashmë është në kontroll mjekësor intenisv dhe shpresohet që gjendja e tij shëndetësore të normalizohet.

Gjendja shëndetësore e 21-vjeçarit Muhamed Skana, i cili u sulmua nga një efektiv policie gjatë protestës në Tiranë, pavarësisht gjendjes së rëndë, është stabilizuar. Report Tv, pas telefonatës me një nga familjarët e tij ka mësuar se i riu po merr ndihmë mjeksore në Spitalin e Traumës në pavionin e Neurokirurgjisë, ku po pritet të normalizohet edhe më tej gjendja e tij shëndetësore. Po ashtu mësohet se 21-vjeçari Skana, ka marrë dëmtime në kokë dhe në shtyllën kurrizore. Në një lidhje telefonike familjaria e tij u shpreh se Skana tashmë është në kontroll mjekësor intenisv dhe po shpresohet që situata të normalizohet. LEXO EDHE:Protestat e dhunshme në Tiranë, Blushi: Orë vendimtare për Shqipërinë! Përshkallëzimi, e vetmja zgjidhje për largimin e Ramës nga pushteti Kujtojmë se i riu u sulmua nga një efektiv policie teksa po qëndronte në këmbë. Efektivi i shkoi më vrap dhe e goditi me mburojën e Policisë, duke e rrëzuar në tokë. R.Xh/SI.E./Shqiptarja.com TAG: Tirane Dhune Muhamed Skana proteste protestat kunder qeverise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.3% Jo 78.1% Disi 3.6% Vota total: 3785 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?