15-vjeçari humbi jetën pasi u fut në lumë për t'u larë, ndërsa babai i tij nuk arriti ta shpëtonte pavarësisht përpjekjeve për ta nxjerrë në breg. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Orizaj të Beratit. Një 15-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në lumin Osum.
Viktima është identifikuar si Fatjon Sadushi, i cili kishte dalë për të punuar në arë së bashku me të atin. Për t'u freskuar nga temperaturat e larta, adoleshenti ka hyrë në lumë, por dyshohet se është marrë nga rrjedha e ujit.
Sapo ka kuptuar se djali ishte në vështirësi, babai është futur menjëherë në lumë në përpjekje për ta shpëtuar. Ai arriti ta nxirrte në breg, por 15-vjeçari nuk shfaqte më shenja jete.
Në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe ambulanca, e cila transportoi trupin e pajetë drejt morgut të Spitalit Rajonal të Beratit, ku do t'i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të mbytjes. Sipas dyshimeve paraprake, 15-vjeçari është mbytur aksidentalisht gjatë kohës që po lahej në lumë. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Kush është Aleksandër Koçeku? Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër 12 Korrik 2026, 12:3012:30Kronike I dënuar në Itali me 13 vite burg për prostitucion, arrestohet 48 vjeçari në Tiranë; zbardhet emri 12 Korrik 2026, 12:1212:12Kronike Shpërndanin droga të forta si ketaminë, MDMA dhe ekstazi, 5 të arrestuar në Vlorë 12 Korrik 2026, 11:1811:18Kronike Atentati në Vorë, 50-vjeçari dyshohet se u ekzekutua me armë me dylbi; pista ku po hetohet 12 Korrik 2026, 11:0011:00Kronike Aksion antidrogë në Lezhë, asgjësohen 436 bimë kanabis; mes tre të arrestuarve edhe një grua 12 Korrik 2026, 10:3010:30Kronike Tjetër aksident në Peqin-Rrogozhinë/ Përplasen dy makina, një person i plagosur 12 Korrik 2026, 10:2310:23Kronike

