Ka nisur në Gjykatën e Posaçme seanca për kolumbianin Saimir Rosales Rodriguez, 53 vjeç, i dënuar me 14 vite burg për përfshirjen në laboratorin e kokainës në Frakull të Fierit, ku njihej edhe si “kimisti”. Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe ka në fokus verifikimin e masës së sigurisë ndaj tij.
Prokurori i SPAK, Eneid Nakuçi, ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 53-vjeçarin. Rodriguez u ekstradua nga Kolumbia dhe mbërriti në Shqipëri mbrëmjen e së enjtes, pas përfundimit të procedurave përkatëse të ekstradimit.
Saimir Rosales Rodriguez është dënuar me 14 vite burg për lidhjen e tij me laboratorin e përpunimit të kokainës, të zbuluar në Frakull të Fierit. Tashmë pritet vendimi i Gjykatës së Posaçme lidhur me masën e sigurisë që do të caktohet ndaj tij.

