Sapo ka mbërritur në gjykatën e Fierit, nën masa të rrepta sigurie, 51-vjeçari Sokol Hoxha, i ekstraduar nga SHBA në gusht, vend ku qëndronte i fshehur prej 3 dekadash nën emrin Hysen Gashi. 51-vjeçari nga Patosi, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve Hektor dhe Ilirjan Banaj në vitin 1997 dhe me burgim të përjetshëm nga gjykata belge për vrasjen e Brunilda Dervishit, kërkon të përfitojë nga mekanizmat e së drejtës penale, sikundër është parashkrimi i dënimit. LEXO edhe...SHBA drejt zgjedhjeve të mesmandatit më 3 nëntor, çfarë ndodh nëse Trump humbet shumicën në Kongres? Sipas nenit 68 të Kodit Penal, vendimi i dënimit me 15-25 burgim nuk ekzekutohet kur nga dita që ka marrë formë të prerë kanë kaluar 20 vjet. Hoxha u kap në Ohio në muajin maj falë bashkëpunimit të agjencive ligjzbatuese në Shqipëri, Belgjikë dhe SHBA, në kuadër të operacionit “Globi”, dhe u ekstradua në Shqipëri në datën 6 gusht. 51-vjeçari u dërgua në burgun e Fierit për të vuajtur dënimin me 25 vite burg, dhënë në mungesë nga Gjykata e Fierit në vitin 2000. Por, teksa kanë kaluar 26 vite nga mosekzekutimi i dënimit penal, Hoxha po kërkon shuarjen e dënimit. Por ndërkohë, ndaj tij në Belgjikë rëndon dënimi me burg përjetë për vrasjen e Brunilda Dervishit, i dhënë me vendim të formës së prerë në vitin 2010. Pas arrestimit të tij në SHBA, autoritetet shqiptare kanë nisur komunikimet me palën belge për transferimin e çështjes. Lajm në përditësim… P.J/ReportTv.al SHBA hektor banaj ilirjan banaj brunilda dervishi vrasje sokol hoxha Fier Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59% Jo 34.7% Nuk e di 6.3% Vota total: 6658 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?
