Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

U ekstradua nga SHBA për 2 vrasje në '97 në Patos, arratia mbi 26 vite shpëton nga dënimi Sokol Hoxhën! Mbahet në qeli për dënimin përjetë në Belgjikë


Gjykata e Fierit ka pranuar kërkesën për lirimin nga burgu të 51-vjeçarit Sokol Hoxha, i ekstraduar nga SHBA në gusht të këtij viti, ku kishte qëndruar i fshehur për rreth tri dekada me identitetin Hysen Gashi. Hoxha ishte dënuar me 25 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve Hektor dhe Ilirjan Banaj në vitin 1997.

FIER- Arratia për më shumë se 26 vite e ka shpëtuar nga vuajtja e dënimit në Shqipëri 51-vjeçarin Sokol Hoxha, i ekstraduar nga SHBA në gusht të këtij viti për vrasjen e dy vëllezërve Hektor dhe Ilirjan Banaj në vitin 1997 në Patos. Megjithatë, Sokol Hoxha do të vijojë të qëndrojë në burg për llogari të autoriteteve belge, ku ndaj tij ka një masë sigurie që prej 8 tetorit. Në Belgjikë, Hoxha është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e shqiptares Brunilda Dervishi po në vitin 1997 pasi ishte arratisur nga Shqipëria. Vendimi ka marrë formë të prerë në vitin 2010. Pas mbërritjes në Shqipëri, ku duhej të vuante dënimin me 25 vite burg, Hoxha kërkoi lirimin me argumentin se dënimi ishte parashkruar dhe Gjykata e Fierit e pranoi kërkesën e tij me një vendim të ditës së sotme. Edhe Prokuroria ishte dakord. LEXO EDHE:SHBA drejt zgjedhjeve të mesmandatit më 3 nëntor, çfarë ndodh nëse Trump humbet shumicën në Kongres? Vendimi i Gjykatës së Fierit është mbështetur në nenin 68 të Kodit Penal, sipas të cilit dënimet me 15 deri në 25 vite burg nuk ekzekutohen nëse kanë kaluar 20 vite nga marrja formë të prerë e vendimit. Hoxha ishte dënuar në mungesë nga Gjykata e Fierit në vitin 2000, por dënimi nuk ishte ekzekutuar për 26 vite. Me pranimin e kërkesës për parashkrimin e dënimit, 51-vjeçari i ka mbyllur hesapet me drejtësinë shqiptare, pasi ky ishte i vetmi dënim që kishte për të vuajtur në vendin tonë. Neni 68 i Kodit Penal për parashkrimin e ekzekutimit të dënimitSokol Hoxha u arrestua në Ohio të SHBA-së në muajin maj, pas një arratie prej gati tri dekadash, gjatë së cilës jetonte me identitetin Hysen Gashi. Arrestimi u realizua falë bashkëpunimit të agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë, Belgjikës dhe SHBA-së, në kuadër të operacionit “Globi”. P.J/SI.E./Shqiptarja.com TAG: Fier sokol hoxha vrasje brunilda dervishi ilirjan banaj hektor banaj SHBA Komente Komento Sondazhi i ditës:

8 Tetor, 11:03

PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59% Jo 34.6% Nuk e di 6.4% Vota total: 7045 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?