Saimir Rosales Rodriguez, 53 vjeç, i njohur si “kimisti” i grupit të Frakullës, I cili u ekstradua nga Kolumbia drejt Shqipërisë, është lënë në qeli nga GJKKO.
Rodriguez, shtetas kolumbian, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas largimit nga Shqipëria.
Ai u arrestua nga autoritetet kolumbiane dhe, pas procedurave të ekstradimit, është sjellë në vendin tonë. Gjykata e Posaçme e dënoi më 30 qershor 2026 me 14 vite burg, pas hetimeve të SPAK për dosjen e laboratorit të kokainës në Frakull të Fierit.
Sipas hetimeve të SPAK, 53-vjeçari kishte një rol të rëndësishëm në grup, duke u cilësuar si personi që do të merrej me përpunimin dhe ndarjen e kokainës në laboratorin e zbuluar në Frakull.
Çështja e Frakullës lidhet me zbulimin e një laboratori ku përpunohej kokaina, ndërsa në kuadër të hetimit u arrestuan edhe persona të tjerë të dyshuar si pjesë e grupit kriminal.
Sipas dosjes hetimore, lënda narkotike ishte fshehur në një ngarkesë me pleh kimik, e cila kishte mbërritur fillimisht në Malin e Zi dhe më pas ishte transportuar drejt Shqipërisë.
Me ekstradimin e tij, “kimisti” i laboratorit të Frakullës ndodhet tashmë në Shqipëri, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga GJKKO. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet

