Zbulohet identiteti i shqiptarit të arrestuar në Greqi si kreu i grupit të trafikut të kokainës nga Kolumbia.
Bëhet fjalë për shtetasin Lulzim Caka, alias John Franko, i cili rezulton person në kërkim në Shqipëri dhe i dënuar me 25 vite burg për disa vrasje.
Caka ishte shpallur në kërkim pasi në vitin 2019 u lirua në mënyrë të paligjshme nga burgu në Shqipëri. Ndërkohë, në vitin 2022, autoritetet greke kanë refuzuar kërkesën për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Por si arriti të fitonte lirinë Lulzim Caka?
Lulzim Caka i shpëtoi qëndrimit në qeli falë një mbrojtje të mirë që i është ofruar por edhe “ping-pongut” që bënë një sërë gjykatash, mes të cilave rrugën e lirisë ia hapi Gjykata e Lartë për rishikim vendimi, më tej Gjykata Kushtetuese dhe për “t’i vënë vulën” edhe Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut.
Caka u soll në Shqipëri me një marrëveshje ekstradimi me Italinë në vitin 2003 dhe pas 16 viteve burgim atij iu konsideruan të shlyera 25 vitet e dënimit. Lirimi i Lulzim Cakës në korrik të vitit 2019 solli shkarkimin e drejtorit të burgut në Kosovë të Lushnjës dhe juristit të institucionit, ndërsa nisi një hetim për gjyqtarin që dha vendimin e lirimit të Lul Cakës.
Ky i fundit u shpall sërish në kërkim policor me arsyen se lirimi i tij ishte bërë padrejtësisht dhe se duhet të kthehej në qeli për të shlyer vitet e dënimit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Lulzim Caka

