Lajme Zone
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale - lirohet nga burgu i Pojskës
PolitikëTelegrafi
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale - lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, sanitarja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë të mërkurë lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale.

Rozeta Dobi, sanitarja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë të mërkurë lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale.Dobi u arrestua në janar të vitit 2023 për vjedhjen e 120 mijë eurove, 30 mijë dollarëve amerikanë dhe sendeve me vlerë nga banesa e ish-zyrtares së lartë të shtetit, Alda Klosi, ku punonte prej rreth pesë vitesh si pastruese, raporton euronews.al Gjatë hetimeve, policia ushtroi kontroll në banesën e Rozeta Dobit, ku u gjetën dhe sekuestruan 404 mijë euro, 8 500 dollarë amerikanë dhe një sasi bizhuterish floriri, të fshehura në tubin e aspirimit.500 mijë euro në banesë, Prokuroria kërkon burg për Alda Klosin dhe Rozeta DobinU sekuestruan gjithashtu 58 150 euro, 7 mijë dollarë, 368 mijë lekë të rinj dhe tre automjete, dy prej të cilave dyshohej se ishin blerë me paratë e përfituara nga vjedhja.Çështja mori jehonë të madhe publike jo vetëm për shumat e konsiderueshme të parave të gjetura, por edhe për hetimet që pasuan mbi origjinën e tyre.Pas vuajtjes së një pjese të dënimit, Rozeta Dobi ka rifituar sot lirinë, duke lënë qelinë e burgut të Pojskës si përfituese e amnistisë penale.