Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla i dënuar me 2 vite burg për fshehje pasurie, ka kërkuar pushimin e ekzekutimit të dënimit për shkak të parashkrimit. Kërkesa është depozituar këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), me argumentin se kanë kaluar 5 vite nga dhënia e vendimit. Llalla ndodhet në Itali, ku u largua përpara se dënimi i tij të merrte formë të prerë. Ish-kryeprokurori u dënua në pranverën e 2021-shit, ndërsa vendimi u la në fuqi nga Apeli i Posaçëm më 22 shtator 2021. Ai u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në tri episode, që lidheshin me shpenzimet për lindjen e djalit, ndërtimin e katit të tretë të një banese dhe shkollimin e vajzës në Gjermani. Gjykata vendosi gjithashtu konfiskimin e një apartamenti në Durrës dhe rreth 22 mijë metrave katrorë tokë në periferi të Tiranës, si dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite. LEXO EDHE: Bojkoti ndaj rregullores ‘paralizon’ GJKKO-në, s’ka gjyqe prej shtatorit! Gjobiten me 20 mijë lekë të rinj avokatët e fraksionit së dosjes ‘Meta’, me 50 mijë të rinj ata të ARRSH-së! ‘Falen’ mbrojtësit e ‘Partizanit’ Pasi u largua nga Shqipëria, Llalla kërkoi azil politik në Itali, ku u arrestua në dhjetor të vitit 2021. Por më pas për shkak të gjendjes së tij shëndetësore u lirua me kushtin që do të mbahej në survejim nga autoritetet italiane. Avokati i tij pati bërë kërkesë edhe në Gjykatën e Lartë për pezullimin e dënimit me 2 vite burg me argumentin se Llala vuan nga një sëmundje e pashërueshme, por kjo kërkesë nuk u pranua. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./Shqiptarja.com TAG: ADRIATIK LLALLA GJKKO Komente Komento Arta: 12/10/2026 16:45 Kryehajdutet i gjejne menyrat per ti shpetuar ligjit maskarejte denijne personat per hic gje e vete nuk I futet gjemb ne kembe Përgjigju Sondazhi i ditës:
12 Tetor, 19:56
Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet? Po 21% Jo 72.5% Nuk e di 6.6% Vota total: 167 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 12 Tetor, 19:56 Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet?

