Lajme Zone
U dënua 7 vite burg për “Metamorfozën”, zhduket Oltion Bistri; policia nuk e gjen në banesë
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

U dënua 7 vite burg për “Metamorfozën”, zhduket Oltion Bistri; policia nuk e gjen në banesë

Policia ka tentuar të ekzekutojë vendimin e gjykatës, por nuk e ka gjetur ish-zyrtarin në banesë. Deri tani nuk ka informacion zyrtar për vendndodhjen e tij.

Oltion Bistri Një ditë pasi Apeli i GJKKO e dënoi për korrupsion dhe pastrim parash, ish-shefi i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, nuk është gjetur në banesë nga policia. Vendimi për rikthimin e tij në burg nuk është ekzekutuar ende, ndërsa sipas përllogaritjeve të SPAK, ish-zyrtarit i mbeten për të vuajtur 3 vite, 10 muaj e 14 ditë burg. Ish-shefi i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, nuk është gjetur në banesë nga efektivët e policisë, një ditë pasi Gjykata e Posaçme e Apelit e dënoi përfundimisht me 7 vite e 4 muaj burg në kuadër të dosjes “Metamorfoza”.

Policia ka tentuar të ekzekutojë vendimin e gjykatës, por nuk e ka gjetur ish-zyrtarin në banesë. Deri tani nuk ka informacion zyrtar për vendndodhjen e tij.

Vendimi i Apelit ndryshoi atë të shkallës së parë, e cila në vitin 2025 e kishte dënuar Bistrin vetëm për zbulimin e akteve apo të dhënave sekrete.

Apeli e shpalli fajtor edhe për korrupsion pasiv dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Gjykata caktoi 5 vite burg për korrupsionin dhe 7 vite për pastrimin e parave. Pas bashkimit të dënimeve, masa u përcaktua në 11 vite burg, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar u ul në 7 vite e 4 muaj.

Sipas përllogaritjeve të prokurorëve të SPAK, Bistrit i mbeten për të vuajtur edhe 3 vite, 10 muaj e 14 ditë burg.

Në kuadër të së njëjtës dosje, Apeli dënoi Behar Brajoviçin me 8 vite e 8 muaj burg, Asmer Bilalin me 5 vite e 8 muaj dhe Edmond Prekën me 7 vite burg. Gjykata vendosi gjithashtu konfiskimin e pasurive të sekuestruara gjatë hetimeve.

Në janar të vitit 2024, SPAK sekuestroi pasuri me vlerë rreth 1 milion euro në emër të Bistrit dhe familjarëve të tij.

Ish-shefi i Operacionales u arrestua më 27 korrik 2023, gjatë operacionit “Metamorfoza”, së bashku me biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish-prokurorin Xhevahir Lita, ish-policin Ardit Hasanbega dhe persona të tjerë.

Hetimet e SPAK, të zhvilluara me mbështetjen e autoriteteve ndërkombëtare, zbuluan komunikime në aplikacionin e koduar SKY ECC, ku sipas dosjes hetimore, Bistri i përcillte biznesmenit Pëllumb Gjoka informacione që lidheshin me veprimtarinë e policisë dhe denoncimet ndaj bizneseve të tij.

Operacioni “Metamorfoza” përfshiu hetime për një sërë veprash penale, mes tyre vrasje, trafik narkotikësh, korrupsion dhe pastrim parash, në kuadër të grupeve të strukturuara kriminale. Dënohet me 7 vite burg Oltion Bistri, ish shefi i operacionales; i konfiskohen 1 mln euro, 3 apartamente dhe 2 biznese

11 Nëntor, 13:11 oltion bistri metamorfoza spak Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Meta dhe Kryemadhi sërish në GJKKO, sot përballja për akuzat e lobimit në SHBA 12 Nëntor 2026, 09:5609:56Aktualitet Sot ndeshja Shqipëri-Finlandë, policia plan masash; rrugët e kryeqytetit që bllokohen 12 Nëntor 2026, 09:4709:47Aktualitet Esmeralda Hasani në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit, presidenti Begaj dekreton emërimin 12 Nëntor 2026, 09:3409:34Aktualitet BIRN: Përplasja me qeverinë për pagat, pasoja për pavarësinë e gjyqësorit! 12 Nëntor 2026, 08:4008:40Aktualitet “Më foli për vizitën në Shqipëri dhe më tha se...", çfarë u diskutua në takimin e Ramiz Alisë me ministrin kinez 12 Nëntor 2026, 08:2808:28Aktualitet Moti i keq shkakton probleme në Kukës, masivi shkëmbor bie në Rrugën e Kombit 12 Nëntor 2026, 08:1008:10Aktualitet