Erjon Vishkulli, i lënduar në protestë pas përplasjeve me policinë, vijon të kalojë ditë të vështira, pasi sfida e tij ende nuk ka përfunduar. Në një postim në rrjetet sociale, 28-vjeçari shkruan se pas gjashtë ditësh do t’i nënshtrohet një tjetër operacioni, që është vendimtar nëse ai do të jetë në gjendje të shohë me syrin e tij të majtë.
“Për të gjithë ata që më kanë pyetur dhe janë interesuar për gjendjen time, ju informoj se më datë 11 nëntor do t’i nënshtrohem një tjetër operacioni në spitalin Gemelli në Romë.
Ky do të jetë operacioni vendimtar për shikimin tim, një sfidë shumë e madhe në jetën time. Me besimin te Zoti, shpresoj që gjithçka të shkojë mirë! Faleminderit nga zemra të gjithëve për mbështetjen, mesazhet dhe lutjet”, shkruan Vishkulli. Top Channel

