8 anëtarë të një familjeje janë shpëtuar nga policia pasi ishin bllokuar në rrjedhën e Drinit të Zi. Njëri prej tyre lajmëroi autoritetet për ndihmë pasi bashkë me familjen kishte ngecur te “Ura e Gjoricës” për shkak të rritjes së menjëhershme të nivelit të ujit. Policia bën me dije se bashkë me ekipin e Emergjencave Civile dhe atë zjarrfikës, i nxorrën nga uji me gomone. LEXO edhe...Ra në furnel dhe u mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit Njoftimi i policisë Policia iu vjen në ndihmë 8 qytetarëve që kishin mbetur të bllokuar në rrjedhën e lumit Drini i Zi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga një shtetas, i cili kërkoi ndihmë pasi ai dhe 7 familjarë të tij kishin mbetur të bllokuar në rrjedhën e lumit Drini i Zi, në vendin e quajtur "Ura e Gjoricës", si pasojë e rritjes së menjëhershme të nivelit të ujit, organizuan menjëherë punën dhe shkuan në vendngjarje. Në bashkëpunim me shërbimet e Emergjencave Civile të Prefekturës Dibër dhe ekipin e shërbimit zjarrfikës, u organizua operacioni i shpëtimit, gjatë të cilit 8 qytetarët u nxorën nga rrjedha e ujit me gomone. Të tetë qytetarët janë jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Policia e Dibrës mbetet maksimalisht e angazhuar në shërbim të qytetarëve dhe apelon për tregimin e kujdesit maksimal gjatë qëndrimit pranë lumenjve dhe zonave ujore, si dhe për njoftimin në kohë të Policisë, në çdo rast nevoje, në numrin pa pagesë 112. P.J/ReportTv.al Diber bulqizë drini i zi ura e gjorices Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.4% 100 bashki (PD) 16% 61 bashki (si sot) 27.6% Vota total: 3572 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?

