Dy protestuesit të cilët u arrestuan pasi goditën me vezë makinën e kryeministrit Edi Rama tre ditë më parë, u liruan nga Gjykata e Tiranës. Shefi i qeverisë ishte duke dalë nga godina e kryeministrisë kur makina e tij u sulmua me vezë nga dy protestës, të cilët u arrestuan menjëherë nga policia. Mbrojtësit e tyre thanë se gjykata e quajti të paligjshëm arrestimin e Edison Likës, një prej organizatorëve të protestave të përnatshme para kryeministrisë, dhe të Fatjon Rrapajt. Ndërkohë, një tjetër i arrestuar dy ditë më parë gjatë protestës qe i ashtuquajturi “revolucioni flamingo” mbajti pranë parlamentit kundër reformës territoriale, do të dalë për masë sigurie një ditë tjetër. LEXO EDHE:Sulmet drejt policëve/ Vetëm një protestues i ‘Flamingove’ në pranga, te Berisha asnjë “Gjykata vendosi që arrestimi në flagrancë është i paligjshëm, duke provuar edhe njëherë se veprimet e policisë janë të paligjshme dhe nuk mund të veprohet më me të njëjtat masa ndëshkuese, sepse vetë arrestimi në flagrancë është një masë shumë e ashpër dhe mund të aplikohet vetëm në rastet e parashikuara me ligj, dhe jo sipas interesit ose veprimeve arbitrare të shefave të policisë dhe vetë policisë, e cila nuk respekton ligjin. Ky vendim është shumë pozitiv. Normalisht që është një goditje për veprimet e paligjshme të policisë”, tha avokati i tyre. “Akti i cili u ndërmor nga Edison Lika dhe Fatjon Rapa ishte një akt simbolik politik, për t'i thënë kryeministrit të Shqipërisë që jemi këtu pikërisht për shkak se nuk duam që ti të vazhdosh të jesh kryeministri i vendit tonë. Në këtë kuptim, gjykata e vlerësoi që akti nuk kishte të bënte me një akt dhune, ashtu siç ishte referuar nga ana e organit të akuzës, por ishte thjesht një akt simbolik politik. Pra, akte të tilla ndodhin, në fakt, edhe në vendet e Bashkimit Evropian, vende ku ne aspirojmë si vend të shkojmë”, tha avokati i tyre. A.C/E.H/Shqiptarja.com TAG: kryeministria Edison lika fatjon rrapaj Komente Komento Sondazhi i ditës:
8 Tetor, 11:03
PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.4% Jo 33.3% Nuk e di 6.3% Vota total: 3978 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?
