73-vjeçari Qemal Berhami, banori i lagjes “Abaze” në Krujë që dyshohet se ndezi zjarrin që rrezikoi qytetin, është lënë i lirë. I moshuari ndezi zjarr në oborr për të djegur bar, por flakët dolën jashtë kontrollit duke përfshirë zonat e banuara. LEXO edhe...Zjarret që ‘dogjën’ Shqipërinë, nga dora e njeriut! Nga qershori deri më sot 21 piromanë në pranga, 68 në akuzë (VIDEO) Me gjithë kontributin e banorëve dhe zjarrfikësve, si edhe 3 helikopterëve që u angazhuan në ndërhyrjen nga ajri, zjarri u vu nën kontroll vetëm pas mesnatës. Gjatë atyre orëve, u ndërpre energjia elektrike, teksa qytetarët po evakuoheshin ose po linin shtëpitë. Zjarri është riaktivizuar herë pas here, por falë reagimit të shpejtë, është vënë nën kontroll pa rrezikuar jetë e banesa. Ditën e sotme është raportuar se vatrat janë shuar plotësisht. P.J/ReportTv.al qemal berhami zjarret 2026 krujë zjarri ne kruje Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 44.3% Jo 48.3% I/e dyzuar 7.3% Vota total: 2206 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

