Lajme Zone
U arrestua në protestë/ Gjykata e Apelit ndryshon masën e sigurisë për Klevi Metajn
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

U arrestua në protestë/ Gjykata e Apelit ndryshon masën e sigurisë për Klevi Metajn

I riu Klevin Metaj i cili u arrestua gjatë ditës së pa...

Klevi Metaj I riu Klevin Metaj i cili u arrestua gjatë ditës së parë të protestës studentore në kryeqytet, është lënë nën masën e sigurimit “detyrimi për t’u paraqitur një herë në muaj pranë organit përkatës”.

Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila kishte caktuar ndaj Metajt masën e sigurimit personal “arrest në shtëpi”.

Në një postim në rrjete sociale, mbrojtja e Metajt njoftojnë gjithashtu se një kallëzim penal është ngritur ndaj efektivëve të policisë që ushtruan dhunë ndaj tij. “Së bashku me kolegun, Av. Taulant Asllanaj, përfaqësuam Klevin Metajn në Gjykatën e Apelit, pas ankimit të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila kishte caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “arrest në shtëpi”, njofton avokati Gentian Serjani./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.