Lajme Zone
U arrestua në protestë, Gjykata e Apelit ndryshon masën e sigurisë, Klevin Metaj lihet në detyrim paraqitjeje
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

U arrestua në protestë, Gjykata e Apelit ndryshon masën e sigurisë, Klevin Metaj lihet në detyrim paraqitjeje

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj Klevin Metajt, duke zëvendësuar “arrestin në shtëpi” me masën “detyrim për t’u paraqitur një herë në muaj pranë organit përkatës”.

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj Klevin Metajt, duke zëvendësuar “arrestin në shtëpi” me masën “detyrim për t’u paraqitur një herë në muaj pranë organit përkatës”. Lajmi është bërë i ditur nga avokati i tij mbrojtës, i cili së bashku me kolegun Taulant Asllanaj e përfaqësoi Metajn në seancën e Apelit, pas ankimit të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë.

Kjo e fundit kishte caktuar më herët ndaj Metajt masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Ndërkohë, mbrojtja ka bërë të ditur se është regjistruar edhe një kallëzim penal ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit, lidhur me atë që avokatët e cilësojnë si trajtim degradues dhe çnjerëzor ndaj Klevin Metajt. Top Channel